Haaland kthehet në çështje te Manchester Cityt

Futboll

Haaland kthehet në çështje te Manchester Cityt

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:50
Haaland

I jashtëzakonshëm në kampionat, thuajse i padukshëm në Kupa.

Shifrat e Erling Haaland, yllit të Manchester Cityt, pothuajse kanë filluar të jenë një çështje.

Sulmuesi norvegjez ka zhgënjyer në finalen e FA Cup, të cilën Qytetarët e humbën ndaj United, duke nxitur një statistikë negative që e ka parë si protagonist që kur iu bashkua projektit të kampionëve anglezë.

Në fakt, në gjashtë finalet e luajtura me Manchester Cityn, 23-vjeçari nuk ka shënuar asnjëherë gol. Akoma më keq po të kemi parasysh edhe gjysmëfinalet e luajtura, ku në 9 ndeshje nuk ka realizuar asnjë gol.

Një fakt që është befasues nëse shikojmë performancën e tij në Premier League, ku Haaland është vendimtar me 63 gola në 66 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat