Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, nesër niset drejt Estonisë

Futboll

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, nesër niset drejt Estonisë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 23:04
Shqipëria

Kombëtarja Shqiptare e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në Shqipëri për ndeshjen ndaj Estonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat kuqezi u stërvitën në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është në formë mjaft të mirë fizike dhe gëzon shëndet të plotë.

Në stërvitjen e pasdites së sotme, trajneri Grima dhe stafi kuqezi provuan me skuadrën disa vendosje në fushën e lojës dhe duke u përgatitur dhe vlerësuar në mënyrë maksimale takimin ndaj Estonisë, që do të luhet në Tallin, më 31 maj në ora 17:00 (CET).

Kjo ndeshje, por edhe sfida ndaj Luksemburgut (4 qershor, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’) janë shumë të rëndësishme për objektivin e Kombëtares shqiptare, që synon kalimin në fazën play-off të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’. Aktualisht, Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e dytë në grup, me 3 pikë të grumbulluara, po aq sa Luksemburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat