FC Kumanova – gjenerata 2012 fitoi Ligën e Fëmijëve FFM

Futboll

FC Kumanova – gjenerata 2012 fitoi Ligën e Fëmijëve FFM

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 13:10
FC Kumanova

Fëmijët e shkollës së futbollit të KF Kumanovës, të lindur në vitin 2012, u bënë kampionë në Ligën e Fëmijëve (LF) të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi e mposhtën Skupin në finalen e luajtur në qendrën stërvitore të FFM-së.

Ata arritën sukses nën drejtimin e trajnerit Ismet Zeqiri. Gjenerata 2012 e klubit futbollistik Kumanova bëri një hap përpara këtë vit duke fituar trofeun në garën në të cilën vitin e kaluar ishin nënkampion.

Në turneun final nga liga për fëmijë e FFM-së këtë vit morën pjesë 96 ekipet më të suksesshme nga Maqedonia, të ndara në gjashtë kategori garash (gjenerata 2011 - 2016).

Në edicionin e sivjetshëm të Ligës për Fëmijë, gjithsej 149 klube dhe 649 skuadra me 10 mijë futbollistë të rinj patën mundësinë të garojnë çdo javë brenda rajoneve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat