Euro 2024: Situata në “Grupin e Vdekjes”, ja çfarë i duhet Shqipërisë

Futboll

Euro 2024: Situata në “Grupin e Vdekjes”, ja çfarë i duhet Shqipërisë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Spanja e mposhti sot Kombëtaren e Italisë, për ta përforcuar primatin e liderit në grupin përkatës të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në Grupin B, i cili cilësohet ndryshe si “Grupi i Vdekjes”, gjendet edhe Shqipëria, e cila momentalisht mban pozitën e tretë në kuotën e një pike.

Spanja kryeson tabelën me katër pikë, e ndjekur nga Italia me tri sosh, kurse Shqipëria e Kroacia gjenden në pozitën tre dhe katër me një pikë.

Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Euro 2024 janë Shqipëria kundër Spanjës dhe Kroacia kundër Italisë.

Por, çfarë i duhet Shqipërisë për ta siguruar biletën drejt 1/8-ës së finales së kësaj gare?

Shqipëria duhet me doemos ta mposhtë Spanjën, dhe të shpresojë vetëm në humbjen e Italisë kundër Kroacisë.

Nëse Kroaci-Itali përfundon me barazim, atëherë Italia vazhdon në 1/8-ën e finales pasi që shikohen ndeshjet e luajtura mes kombëtareve, e që Italia e mposhti në ndeshjen e parë Shqipërinë 2:1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat