​Dentistët gjermanë mbajnë memorial për mizoritë gjatë nazizmit

​Dentistët gjermanë mbajnë memorial për mizoritë gjatë nazizmit

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Dentistët gjermanë kanë njohur vonë përfshirjen e tyre në krime gjatë periudhës naziste, përfshirë nxjerrje sadiste të dhëmbëve, eksperimente mbi njerëzit, sterilizime të detyruara dhe vrasje në kampet e përqendrimit.

Shoqëria Gjermane për Stomatologji, Oral dhe Ortodonti (DGZMK) mbajti ceremoninë e parë përkujtimore në Universitetin Humboldt në Berlin, duke nderuar viktimat dhe theksuar përgjegjësinë për të mësuar nga historia, raporton The Guardian.

Studimet tregojnë se më shumë se 60% e profesorëve të stomatologjisë nën Rajhin e Tretë ishin anëtarë të Partisë Naziste, shumë dentistë shërbyen në Waffen-SS dhe rreth 100 ishin përgjegjës për vjedhjen e arit dentar dhe seleksionime vdekjeprurëse. Dentistët kryenin nxjerrje dhëmbësh pa anestezi, amputonin ekstremitete dhe urdhëronin sterilizime të detyruara.

Pesëmbëdhjetë dentistë u dënuan me vdekje pas luftës, por shumica morën pak ose aspak dënime dhe vazhduan karrierën. Ceremonia përkujtimore, e shtyrë nga pandemia, përfshiu informacion të ri mbi përndjekjen e dentistëve hebrenj dhe kontribuoi në reflektim kritik të së kaluarës.

Në ceremoninë u dhurua gjithashtu çmimi Hans Türkheim për kërkimin mbi historinë e profesionit gjatë periudhës naziste, fituar nga Lisa Bitterich për punën mbi dentistët gjermanë të gjykuar për krime lufte pas vitit 1945.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat