Tiger Woods u përfshi në një aksident me makinë në Florida

Golf

Tiger Woods u përfshi në një aksident me makinë në Florida

Nga: K.G. Më: 27 mars 2026 Në ora: 22:34
Tiger Woods

Lojtari i famshëm i golfit Tiger Woods u përfshi në një aksident në Florida të premten pasdite, konfirmoi zyra e sherifit lokal.

Aksidenti ndodhi në ishullin e Jupiterit, dhe informacioni i parë u publikua nga “ABC News”, shkruan “The Guardian”.

Detaje të mëtejshme mbi shkakun e aksidentit dhe gjendjen e Woods nuk janë publikuar ende. 

Sherifi John Budensiek pritet të mbajë një konferencë për shtyp.

Woods ka luajtur shumë më rrallë vitet e fundit pas një aksidenti të rëndë me makinë në shkurt 2021, në të cilin ai pësoi lëndime serioze në këmbë.

50-vjeçari nuk ka luajtur në një turne zyrtar që nga korriku 2024, por këtë javë ai mori pjesë në garën e mbyllur TGL.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat