Kombëtarja e golfit shqiptar triumfon në Maltë

Golf

Kombëtarja e golfit shqiptar triumfon në Maltë

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 17:14
Pamje

Shqipëria ka arritur suksesin më të madh në historinë e golfit shqiptar, duke u shpallur fitues i Divizionit B në European Men’s Team Shield Championship 2026”, i zhvilluar në Maltë. Pavarësisht suksesit, paradoksi është se kampionët nuk kanë një fushë ku të stërviten në vendin e tyre.

Gazetarja Kristina Belba realizoi një intervistë në “News 24” me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Golfit.

Pikërisht federata ngre shqetësimin se, mungesa e infrastrukturës mbetet pengesa më e madhe për zhvillimin e këtij sporti.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve të mbështesin krijimin e terreneve të nevojshme, në mënyrë që për ndeshje të mëdha, lojtarët të kenë mundësi të përgatiten në vendin e tyre.

Federata e thekson se suksesi është rezultat i punës 15-vjeccare të sportistëve, trajnerëve dhe mbështetësve të këtij sporti. Megjithatë, drejtuesit e federatës shprehen se pa investime në infrastrukturë dhe pa ndërtimin e një fushe golfi në Shqipëri, do të jetë e vështirë të ruhet ky nivel konkurrues.

Po ashtu Federata sheh të nevojshme edhe krijimin e një akademie për fëmijët në këtë sport që ka një anëtarësi rreth 100 golfistë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat