Ngjan edhe kjo, miza shkakton befasinë 

Golf

Ngjan edhe kjo, miza shkakton befasinë 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2025 Në ora: 15:45
Pamje

Në Kampionatin BMW në Maryland, ndodhi një moment pothuajse i pabesueshëm ndoshta do të hyjë në historinë e golfit, falë një mize të vogël.

Anglezi Tommy Fleetwood, aktualisht i renditur i 13-ti në botë, ishte një hap larg humbjes kur dukej se topi i ndaluar pak jashtë vrimës, do të mbetej i palëvizshëm.

Pothuajse kishte humbur shpresën, por pas 28 sekondash dramatike, topi papritur lëvizi dhe futet në vrimë.

Lëvizja e ngadaltë zbuluan detajin kryesor, miza që ishte mbi top në atë moment lëvizi, duke shkaktuar një rrotullim të lehtë dhe duke vënë historinë në lëvizje.

Fleetwood kështu u ngrit në vendin e pestë në listën e Kupës FedEx, duke siguruar një bonus prej 1.45 milion dollarësh, me pothuajse 730 mijë dollarë të fituar në vetë turneun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat