Ndalohet një person në Gostivar, kapet me marihuanë

Gostivari

Ndalohet një person në Gostivar, kapet me marihuanë

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 14:46
Fotoilustrim

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (08.10.2026), në orën 12:10, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Ekipit Mobil “Task Force” pranë DPB-së Gostivar kanë privuar nga liria një 27-vjeçar me inicialet M.R. nga Gostivari.

Sipas SPB-së Tetovë, i riu, pasi kishte vërejtur patrullën policore, kishte hedhur një paketim me marihuanë, i cili më pas u gjet dhe u konfiskua nga policia.

“Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-ja Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat