Një 14-vjeçare nga Kavadari ka humbur jetën pasi ra nga luhatësja në një park të Gostivarit

Gostivari

Një 14-vjeçare nga Kavadari ka humbur jetën pasi ra nga luhatësja në një park të Gostivarit

Më: 10 korrik 2026 Në ora: 12:03
Fotoilustrim

SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.
Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.

"Më 09.07.2026 në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë Sh.N. (14) nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar.

Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjekukujdestar ka konstatuar vdekjen.

Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për autopsi", thonë nga SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat