RDM: Identifikimi i fajtorëve në Gostivar nuk duhet ta amnistojë sistemin që lejoi katastrofën

Gostivari

RDM: Identifikimi i fajtorëve në Gostivar nuk duhet ta amnistojë sistemin që lejoi katastrofën

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 18:42
Fotoilustrim

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) thekson se identifikimi i autorëve specifikë të ndotjes së ujit në Gostivar është një hap i nevojshëm, por i pamjaftueshëm.

Ky skandal nuk duhet të mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale, sepse fajtori i vërtetë është një sistem plotësisht jofunksional.

Nga atje thonë se klientelizmi dhe paaftësia në institucione kanë krijuar një mjedis në të cilin shëndeti publik është vazhdimisht i rrezikuar.

Faji individual nuk duhet të shërbejë si alibi për neglizhencën institucionale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat