Istogu fiton bindshëm finalen e parë - Bota Sot
Istogu fiton bindshëm finalen e parë

Hendboll

Istogu fiton bindshëm finalen e parë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:58
Istogu

KHF Istogu ka bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit të Kosovës në hendboll. Të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat bindës 32:23 në ndeshjen e parë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). 
Istogaset te fitorja e thellë arritën falë paraqitjes dukshëm më të mirë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte shumë e fortë dhe e barabartë. Skuadrat në pjesën e parë nuk u shkëputën më shumë se një gol në rezultat, ndërsa në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vetëm në fund Istogu shënoi për të fituar pjesën e parë me rezultat 12:11. 
Në pjesën e dytë vushtrriaset disi u ndalën dhe lojtaret e Istogut dominuan plotësisht. Kështu arritën te fitorja bindëse me rezultat 32:23.
E. Kameri udhëhoqi Istogun me 8 gola, ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe portierja A. Shehdadi dhe lojtaret tjera. Te Vushtrria prap në nivel dukshëm më të lartë ishte portierja Nj. Kelmendi që ka ndalur shumë gjuajtje të lojtareve të Istogut. 8 gola për Vushtrrinë i ka realizuar A. Kelmendi.
Ndeshja e dytë luhet në fundjavë në Vushtrri, ndërsa Istogu me fitore apo barazim shpallet kampion. Nëse fiton Vushtrria, atëherë në ndeshjen e tretë prap Istogu është vendas.
Ndeshjen e parë finale të plejofit e përcjellën në palestër rreth 500 shikues.

Istogu – Vushtrria 32:23 (12:11)

Istogu: Ujkiq 1, Kameri 8, Gashi, Shatri, Muratoviq 7, Zogaj, Rugova 5, Shehdadi, F. Rexhaj 2, Halitaj, D. Rexhaj, V. Rexhaj, Ahmetxhekaj, Ferataj 3, Krasniqi 6, Berisha

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 3, Rama 3, Zymberi 3, Preniqi 1, Terstena, Paci 1, A. Kelmendi 8, Rrahmani 2, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 2, Tahiri, Sfarqa
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...