Karriera bombë e Aziz Makiqit, po ja kë e kishte trajner!  - Bota Sot
Karriera bombë e Aziz Makiqit, po ja kë e kishte trajner! 

Hendboll

Karriera bombë e Aziz Makiqit, po ja kë e kishte trajner! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 18:20
Karriera bombë e Aziz Makiqit, po ja kë e kishte trajner! 

Kur flitet emri i Aziz Makiqit, gjeneratat e vjetra çohen në  këmbë, në shenjë respekti e mbase edhe emocionohen për lojërat e tij e për karrierën e bujshme apo siç thonë karrierë bombë!

Makiqi ka luajtur në pozitën beku i majtë, është hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë. 

Lojërat e tij sot duhet të studiohen nga studentët e fakultetit të kulturës fizike sepse mënyra e qasjes së tij në lojë, hapi dhe goditjet e tija, shumë herë e kanë lënë të shtangur mbrojtjen e shumë skuadrave të Republikave ish jugosllave. Ose edhe të shkruhet edhe një libër e veçantë për karrierën e tij.

”Kur përmendet emri i Aziz Makiqit me dridhet trupi, kisha fatin e nderit që luaja me të në fushë. Nuk e keni idenë se sa eksploziv ka qenë, jashtëtokësor, si Messi sot”, tha një ish bashkëlojtar i tij, që nuk do t’i përmendet emri, sepse siç tha ai, sot mund t’ia marrin inati këta ekspertët e pasluftës, që mendojnë se hendbolli ka lindur pas vitit 1999!       

Makiqi i madh, e nisi karrierën në klubin me renome Trepça nga Mitrovica, rrugëtoi në Borcin e Ferizajt (sot Kastrioti), bumin e madh e bëri në Bundesliga I Gjermanisë, si klubet US Hofwier, Tus Wermerkirchen, pastaj ka luajtur në Proleter të Zrenjanit (Vojvodinë), në Umag të Kroacisë, Casino PSK në Austri dhe në Itali kur kishte shkuar si përforcim e kishte trajner Lino Çervarin.

Aziz Makiqi me Trepçën dhe Borcin ka qenë superlojtar në elitën ish jugosllave, po ashtu edhe në Proleter. Në Bundesliga ishte lojtari më i respektuar! Aziz Makiqi në hendboll vlerësohet si Fadil Vokrri në futboll në shtetin e Kosovës.  Jo vetëm Aziz Makiqi, edhe Basri Tupella (i zhdukur në luftë) ka luajtur në Tenerife të Spanjës, edhe Petrit Fejzullahu (vëllai i Kaçusha Jasharit) në Barcelonë të Katalunisë në Spanjë.

Vitet e 80-ta, sa lojtarë të mëdhenj kishte Kosova, po ta kishim atë brumë, sot do të ishim fuqi në garat e Champions League apo krenari e shtetit të Kosovës! Po ta kishim gjeneratën e artë, që i mbushte sallat me 3-4 mijë shikues, e dridhnin ligën më të fortë në botë ish jugosllave, siç ishin klubet Metaloplastika, Medveshçaku, Pelisteri, Cërvena Zvezda etj. Hendbolli ka traditë. Aziz Makiqi është nderi i hendbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat