Hendbollistet e Kosovës U17 e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2027.
Në Shkup, vajzat tona pësuan 27:23 nga Greqia.
Ndeshja ishte thuajse e barabartë gjatë gjithë kohës.
Natyra Arifi i shënoi 14 gola për Kosovën U17. Samanda Konjuhaj i realizoi katër.
Të dielën prej orës 16:00, Kombëtarja jonë e luan ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve, ndaj Lituanisë.