Kombëtarja e Kosovës do të luajë për vend të tretë në IHF Nations Trophy, ngjarje që po mbahet në Kranevo të Bullgarisë.
Ndeshja për vend të tretë zhvillohet të dielën mbrëma.
Kombëtarja jonë të shtunën luajti në gjysmëfinale, ndërsa pësoi nga Bjellorusia me rezultat 33:16.
Selektori Nenad Shoshtariq rastin ua ka dhënë të gjitha lojtareve, që në periudha të ndeshjes ishin të barabarta me lojtaret me përvojë të Bjellorusisë.
Kjo ndeshje ishte përvojë e rëndësishme për hendbollistet tona të reja. Fitimi i përvojës në nivel serioz ndërkombëtar edhe është qëllimi primar i pjesëmarrjes në këtë ngjarje. Në mars Kombëtaren tonë e presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2028, derisa në prill luajmë në fazën e fundit kualifikuese për Botëror.
Tani Kombëtarja jonë e synon vendin e tretë në IHF Nations Trophy, që do të ishte sukses solid për këtë përbërje me plot vajza të reja, në ngjarjen me gjashtë ekipe kombëtare.