Kosova e përfundon paraqitjen në IHF Nations Trophy

Hendboll

Kosova e përfundon paraqitjen në IHF Nations Trophy

Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 17:29
Pamje nga ndeshja

Me ndeshjen e fortë ndaj Bullgarisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka përfunduar paraqitjen në IHF Nations Trophy. Të dielën mbrëma në Kranevo të Bullgarisë,

Kombëtarja jonë humbi me rezultat 23:20.

Ishte ndeshje e vlefshme për vendin e tretë.

Pjesa e parë i takoi Kombëtares sonë që ishte vazhdimisht në epërsi. Në pjesën e dytë bullgaret shfaqën pak më shumë, për fitore të vështirë në fund.

Ndikuan edhe lëndimet e shumta te vajzat tona, që megjithatë shtrënguan dhëmbët dhe u paraqitën në lojë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Kombëtarja jonë i luajti katër ndeshje të forta. Ishte përvojë e pakrahasueshe për vajzat tona të reja që dëshmuan se janë të denja për fanellën e Kombëtares.

Ku turne ka shërbyer edhe për të rritur bazën e lojtareve në të cilat llogaritë përzgjedhësi Nenad Shoshtariq për sfidat e ardhshme të rëndësishme. Në mars janë kualifikimet për Evropian, ndërsa në prill luajmë në fazën e fundit kualifikuese për Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat