Kosova mposhtet por avancon në gjysmëfinale

Hendboll

Kosova mposhtet por avancon në gjysmëfinale

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të premten ndeshjen e dytë në IHF Nations Trophy.
Në Kranevo të Bullgarisë, vajzat tona janë përballur me Rusinë dhe kanë pësuar me rezultat 37:8.

Hendbollistet e Rusisë luajnë në nivelin më të lartë ndërkombëtar, kurse në shprehje erdhi edhe përvoja, shtatlartësia dhe niveli fizik i tyre.

"Kombëtarja jonë në këtë ngjarje po paraqitet pa plot 10 lojtare. Rastin e kanë fituar hendbolliste të reja, për të cilat do të jetë përvojë e vlefshme për të ardhmen.

Nesër na pret ndeshje tjetër shumë sfiduese në gjysmëfinale, kurse të dielën janë ndeshjet për plasman.

Të kujtojmë që të enjten Kombëtarja jonë fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 32:21", ka njoftuar FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat