Shën Nikolla: Si lindi legjenda e Babagjyshit të Krishtlindjeve

Historia

Shën Nikolla: Si lindi legjenda e Babagjyshit të Krishtlindjeve

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Miti i Babagyshit të Krishtlindjeve vjen nga legjenda e Shën Nikollës, që jetoi në shekullin IV, dhe që tradicionalisht festohet më 6 dhjetor. Sipas traditës, Shën Nikolla i dha nga një pajë me rroba 3 vajzave të varfra, në mënyrë që ato të mund të martoheshin në vend se të prostituonin, dhe në një rast tjetër shpëtoi 3 fëmijë.

Në Mesjetë, zakoni i përkujtimit të këtij episodi me shkëmbimin e dhuratave në Ditën e Shenjtorit (6 dhjetor) u përhap në gjithë Evropën. Ky zakon është ende në modë në Holandë, Gjermani, Austri dhe Itali. Natën e 5 dhjetorit me slitën e tërhequr nga kali i tij, ai garon me Santa Klausin. Fëmijët e këqij, duhet të përballen me shërbëtorin e tij demoniak me shumë qime, ndërsa vendos dhurata, ëmbëlsira dhe fruta në këpucët e fëmijëve më të sjellshëm.

Tradita e Krishtlindjes

Në vendet protestante, Shën Nikolla e humbi aspektin e peshkopit katolik, por ruajti rolin e mirëbërësit me emrin e Samiklaus, Sinterklaus ose Santa Klaus.Festimet u zhvendosën në festën më të rëndësishme më të afërt, Krishtlindjen.

Por miti i njeriut zemërmirë me mjekër të bardhë dhe me thesin plot me dhurata, lindi në Amerikë nga pena e Klement Mur qënë vitin 1822 shkroi një poezi, në të cilën foli për atë që tashmë e njohim që të gjithë. Ky Santa Klaus i ri ishte i suksesshëm, dhe që nga vitet 1950 fama e tij pushtoi edhe Evropën.

Po kush ishte Shën Nikolla?

Megjithatë ndryshe nga Santa Klausi, Shën Nikolla kishte qenë një person real. Ai lindi në Patara në vitin 270 dhe ishte peshkop i Miras në Lisia (Turqia e sotme).Ai mbetet një figurë e mbështjellë me mister, por të dhëna arkeologjike thonë se ka ekzistuar vërtet.

Emri i tij shfaqet në disa nga listat e lashta të pjesëmarrësve në Këshillin e parë të Nikesë (viti 325), në një takim të gjithë ipeshkvijve të Kishës së Krishterë, që u përpoqën të sqarojnë ndryshimet teologjike mbi natyrën e Jezu Krishtit.

Në mungesë të informacioneve historike të sigurta, biografët e rindërtuan jetën e Nikollës, duke e stisur atë me detaje të kopjuara,që shpesh janë kopjuar nga jetët e shenjtorëve të tjerë. Fëmija i vetëm i dy prindërve të pasur, shfaqi që në moshë të hershme shfaqi shenjat e shenjtërisë së tij.

Në fakt të mërkurën dhe të premten, hante vetëm një herë në ditë, për të respektuar abstenimin e përcaktuar nga Kisha e Krishterë. Ai nuk përjetoi një vdekje spektakolare si dëshmor:vdiq pasi lëngoi për disa ditë në moshë të thyer midis viteve 345-352.

Dhe ashtu siç kishte bërë gjatë jetës, edhe kur vdiq e mbrojti komunitetin e tij, duke u dhënë besimtarëve një vaj me erë të mirë që kishte fuqi të mrekullueshme, që rridhte nga reliket e tij në katedralen e Miras deri në shekullin XI-të (që u morën prej andej nga banorët e qytetit italian të Barit në vitin 1087).

Por deri në atë moment, fama e tij mbeti e lidhur vetëm me Lisian. Gjërat nisën të ndryshonin midis shekujve VII-VIII, kur përpara brigjeve ku ndodhej tempulli, bizantinët dhe arabët luftuan për epërsinë mbi detin. Kështu Nikolla u bë pika referuese e marinarëve bizantinë dhe mbrojtësi i tyre, duke e shndërruar veten nga një shenjt lokal, në një shenjt ndërkombëtar.

Kulti i tij u zgjerua përgjatë rrugëve detare të Mesdheut, duke arritur në Romë dhe Jeruzalem, pastaj në Konstandinopojë, Rusi dhe pjesën tjetër të Perëndimit. Në shekullin IX, ai u përhap edhe në Gjermani.

Shpëtimtari i vajzave

Paralelisht, u krijua një biografi e tij përfundimtare e tij, e “pasuruar me episode të reja”. Një nga më të famshmet është historia e tre vajzave, e përhapur në shekullin XI-XII.  I prekur nga fati i 3 vajzave të varfra, të cilat babai i tyre po mendonte t’i bënte prostituta, për 3 net  Nikolla u hodhi nëpër dritaren e hapur shumë qese ari (që më vonë simbolizohet në ikonografi me topa të artë) si njëlloj prike për t’i martuar. Kjo histori i dha Nikollës reputacionin e një bartësi bujar të dhuratave, një mbrojtësi të virgjëreshave dhe garanti të pjellorisë.

Dhe i fëmijëve?

Marrëdhënia e tij e veçantë me ta buron nga një histori e zymtë mesjetare, e denjë për përrallat e Vëllezërve Grim. Një natë tre djem të vegjël kërkojnë strehim në një han. Hanxhiu dhe gruaja e tij i mirëpresin me kënaqësi, pasi u kishe mbaruar mishi në qilar.

Ato i vranë me sëpatë dhe trupat i vendosën në shëllirë. Pas masakrës, Shën Nikolla troket në derë dhe porosit një pjatë me mish. Kur hanxhiu refuzon, ai shkon vetënë qilar, ku nxjerr nga shëllira tre të rinjtë, të gjallë.

Historia qarkulloi kryesisht në shkollat ​​kishtare, ku më 28 dhjetor kremtohej Festa e të Pafajshmëve. Me rastin e këtij versioni të kristianizuar të Saturnalia-s, festivalit pagan të Romës antike, studentët zgjodhën “peshkopin”, një lloj Saturni romak që paraqitej në festë dhe bënte dhurata.

Nga fundi i shekullit XIII, 6 dhjetori u bë dita kur “peshkopët Nikolla”u ngjitën në slitat e tyre. Kjo traditë arriti kulmin e saj në shekullin e XVI. Por në disa vende ajo vazhdoi deri në shekullin XIX. Edhe kur Kisha e skandalizuar, nisi t’i ndalonte këto karnavale pagane, figura e Nikollës mbijetoi nëpër shkolla dhe shtëpi falë fëmijëve, të cilët vazhduan ta festonin dhe të merrnin dhuratat e tij.

Përkushtimi italian

Historia dhe përkushtimi ndaj Shën Nikollës, është shumë i përhapur në dy qytete italiane: Bari dhe Venecia. Pas rënies së Miras në duart e myslimanëve në vitin 1087, qytetarët e Barit kryen një ekspeditë në atë qytet. Reliket, pra kockat e shenjtorit, ishin pjesë e plaçkës.

Rreth 10 vjet më vonë, venecianët shkuan gjithashtu në Mira dhe gjetën kocka të tjera, të harruara nga barezët në nxitim e sipër. Venecianët i çuan ato në Abacinë e Shën Nikollës së Lidos, duke pretenduar gjithashtu pronësinë e eshtrave të shenjtorit. Ata e shpallën atë mbrojtës të flotës së Serenissima (Siç quhej dikur Republika e Venedikut).

Dhe ata i kushtuan shumë vepra arkitektonike, si katedralja në “Giardino della Serenissima” (qyteti Sacile në Friuli).Por a është San Nikola i Barit i njëjtë me Nikolën e Venecias? Në vitin 1992, përmes analizës së ADN-së, u vërtetua se eshtrat i përkasin të njëjtit person. Disa vjet më parë, në Turqi, disa arkeologë zbuluan një varr që studiuesit besojnë se është ai i Shën Nikollës. Dhe misteri, në vend se të zgjidhet, duket se po shtohet akoma më shumë. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat