Histori civilizimi

Historia

Histori civilizimi

Nga: Astrit Lulushi Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:20
Astrit Lulushi

Njerëzit mund të jenë 1.8 milion vjet të vjetër. Por ne dimë se 500,000 vjet më parë ata gatuanin mishin në zjarr.

Rrënojat më të vjetra që janë zbuluar datojnë 10 mijë vjet pes., ose afërsisht 12 mijë vjet më parë, në Gobekli Tepe, në Turqinë moderne. Ka figurina të gdhendura dhe piktura shpellash edhe më të vjetra.

10,000 pes: Bujqësia u zbulua në Lindjen e Mesme.

8,000 pes: Bujqësia u shfaq në Kinë.

7,000 pes: Bujqësia mbërriti në Evropë.

6000 pes: Qytetet më të hershme ishin Jericho dhe Catal Huyuk.

3,000 pes: Qytetërimet e para komplekse u krijuan në Luginën Indus, Sumer, dhe Egjipt.

1,200 pes: Fundi i epokës së bronzit.

323 pes: Aleksandri i Madh vdiq.

Periudha helenistike merr hov; kultura dhe fuqia helene zgjerohen deri në Lindjen e Mesme.

229 pes: Fillojnë Lufrat Ilire - Romake.

27 pes: Krijohet Perandoria Romake.

476 : Bie Perandoria Romake Perëndimore.

1453: Merr fund Perandoria Romake Lindore.

1480: Shteti i Arbërit bie plotësisht nën pushtimi Osman.

1776: Revolucioni Amerikan.

1940: Lufta e Dytë Botërore.

1948: Fillon Lufta e Ftohtë.

1989: Diktatura komuniste bie.

2019: Shpërthen Pandemia Kovid.

2021: Jeta vazhdon e pa sigurt me maska.

Pra, fillimisht historianët mendonin se viti 3,000 pes vërtet shënonte fillimin e Qytetërimit. Pastaj u zbulua Gobekli Tepe dhe gjithçka ndryshoi. Gobekli, ndërtuar rreth vitit 10,000 pes - është më shumë se 3 herë më e vjetër se civilizimi më i vjetër. Struktura në Gobekli Tepe ishte po aq e vjetër për Sumerianët dhe Egjiptianët e parë sa është për ne sot.

Nga Sumeria antike deri tani është më pak se gjysma e historisë. Çfarë ndodhi nga viti 10,000 pes - 3,000 pes? Historianët nuk kanë asnjë fjalë për të thënë. Për më tepër, çfarë ndodhi nga viti 500,000 deri 10,000 pes? Përsëri, asnjë ide. Mund të ketë pasur civilizime të përparuara, luftëra masive, teknologji të reja - nuk dimë gjë. Mund të ketë pasur epoka të shumta bronzi. Kjo është kohë e mjaftueshme që Njerëzimi të arrijë standardet e sotme dhe pastaj të bjerë përsëri në jetën primitive. Njerëzit kanë qenë aq të përparuar sa jemi ne sot (ose më të përparuar) dhe pas një kolapsi të madh janë kthyer në gjendje primitive. Ky është super spekulim (nuk ka asnjë provë) dhe super e pamundur. Historia është studim i përvojës njerëzore, dhe një pjesë e mirë e saj ka qenë fatkeqësisht brutale. Nga e gjithë kjo periudhë, njeriu di vetëm 1 përqind, ndërsa 99 përqind e saj mbetet e panjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat