Gazeta braziliane (1968) / Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve: Rasti i Leka Zogut

Historia

Gazeta braziliane (1968) / Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve: Rasti i Leka Zogut

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 09:00
Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

“Díarío de Notícías” ka botuar, me 3 janar 1968, në faqen n°13, një shkrim në lidhje me jetën e vështirë të mbretërve dhe princërve të rrëzuar nga froni, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Jeta e vështirë e mbretërve dhe princërve

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo që lejon akoma jetën e pasur të sovranëve në fron, por të tjerët? Mbretërit dhe princat e rrëzuar nga froni, të cilët duhet të jetojnë në mërgim dhe megjithatë kanë nevojë të ndriçojnë një tren të jetës në harmoni me shkëlqimin e titullit dhe të kaluarën e kushtueshme?

Image
Gazeta braziliane

 

Falë librit “Pretendentët në Fronet e Evropës", nga z. Valynseele, botuar së fundmi në Paris, ne e dimë se si aranzhohen disa nga fisnikët që ende ekzistojnë. Autori nuk humb kohë në vajtime të kota, siç është e zakonshme ndër nostalgjikët, për fatin e keq të fisnikëve të rrëzuar. Në shumë raste, siç thotë dhe vetë, “ai ka kruajtur fundin e sirtarit” për t'i paraqitur lexuesit në një aspekt të denjë me familje të caktuara që duhet të kryejnë akrobaci për të ruajtur linjën (ekuilibrin) e tyre.

Ai fillon duke shkatërruar legjendën e “pasurisë së pamasë të fituar me mjete të ligjshme” të Princit Leka, i biri i Mbretit Zog të Shqipërisë, i cili vdiq në maj (prill) 1961. Megjithëse është princi më i madh në Evropë, me gjatësi 2.04 m, pretendenti i Fronit të Shqipërisë është një agjent imobiliar në Madrid. Atij nuk i kanë mbetur shumë nga paratë që bëri nga shitja e lëndës drusore të pronave mbretërore në Shqipëri drejt Italisë. Një pjesë iu rrëmbye gjatë qëndrimit të Mbretit Zog në Egjipt nga Naseri, menjëherë pas rrëzimit të mbretit Faruk; një pjesë tjetër u konsumua në ndërtimin e një pallati në Long Island, për nder të Mbretëreshës Geraldinë.

Nëse është e rreme se ai nuk ka bllokuar para në Itali, siç pretendohet, duhet të jenë para nga bankat shqiptare që babai i tij mund ti ketë përvetësuar gjatë ngjarjeve të vitit 1939. Autori i librit thotë se “nuk është e mundur të imagjinohet që të shpërthehen arkat e bankave për të vjedhur rezervat e arit”.

Gjithsesi, me gjithë madhësinë dhe titujt e tij, Princi Leka lufton për jetën në kryeqytetin e Spanjës, duke shitur tokë, ndërtesa dhe apartamente, që natyrisht nuk është një detyrë (punë) për mbretërit.

Image
Gazeta braziliane
comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat