Ky ishte heroi ndërkombëtar

Historia

Ky ishte heroi ndërkombëtar

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:56
Jonas Salk

Më 23 qershor 1995, në moshën 81-vjeç vdiq Jonas Salk, i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios.

Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit 20, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar.

Nga viti 1960, megjithatë, Salk ishte gati për punë të tjera. Ëndrra e tij ishte për të krijuar një qendër të pavarur kërkimore, ku një komunitet dijetarësh të interesuar në aspekte të ndryshme të biologjisë mund të merreshin me studimin e jetës.

Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakati me mbishkrimin: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin e atyre që guxojnë për të bërë ëndrrat realitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat