Beteja që hapi një faqe të re në historinë e Dibrës dhe shqiptarisë

Historia

Beteja që hapi një faqe të re në historinë e Dibrës dhe shqiptarisë

Gëzim LOKA Nga Gëzim LOKA Më 28 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Ka kohë që kam projektuar idenë e këtij sesioni, pasqyruar si thirrje për ndihmë e bashkëpunim, në gazetën “Lura” dhe në statuse të ndryshme në facebook, që në janar të vitit 2021. Kam tentuar me shkrime dhe qëndrime publike të sensibilizoj, jo vetëm banorët e Lurës, intelektualët dhe biznesmenët, por gjithë trevën e Dibrës, sidomos titullarët e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, kam bërë me dije dhe i kam nxitur të më mbështesin Njësinë Administrative Lurë, me kryetar z. Leonard Rajta, kryetarin e bashkisë Dibër, z. Shkëlqim Murja, prefektin dhe titullarët e tjerë të Dibrës. Por të gjithë, për fat të keq, kanë heshtur dhe kanë mbajtur një qëndrim indiferent ndaj kësaj ngjarje epokale, që nderon Lurën, Dibrën dhe gjithë shqiptarinë.

Pra, ne si shoqatë e kemi nisur këtë veprimtari që në janar, duke i paraprirë me shkrime e studime të botuara në gazetën “Lura”, “Rruga e Arbërit”, portalin “Bota sot” etj.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë më datë 11/09/2021, me drejtues të Dibrës si prefektin z. Shehu dhe funksionarë të bashkisë Dibër, biznesmenë, historinë, etj, ku pak ditë më vonë, më 20/09/2021, u përcaktuan dhe detyrat përkatëse në lidhje me këtë aktivitet të rëndësishëm historik, në nderim të qëndresës dibrane për liri e dinjitet shoqëror. Në këto takime morën pjesë kryetari këshillit bashkiak Dibër, si dhe zotërinjtë Sokol Sava, Dylber Neziri, Xhevdet Kacani, Uzri Hoxha, Hajredin Troci, Zenel Hoxha, Mustafa Tola dhe u lanë detyrat që do të ndiqeshin që kjo veprimtari të zhvillohej në Tiranë dhe në Dibër.

Çështja e parë që u ngrit është se kur do të zhvillohej ky sesion jubilar dhe unë iu thashë se janë përcaktuar, me 28 tetor në Dibër dhe me 8-9 dhjetor në Tiranë.

e dytë që u diksutua dhe gjeti mbështetje ishte ngritja e një memoriali madhështor në Lan Lurë dhe një tjetër në Peshkopi, projekti t’i nënshtrohej një konkursi dhe të bëhej diçka serioze që t’ia vlente për sot e për nesër. Por ky projekt u rrudh në një pllakë, që mendoj se është shumë pak në raport me vlerat e kësaj beteje, me vlera historike e turistike për Lurën dhe gjithë Dibrën. Pllaka është pa kokë dhe nuk është e përmbledhur në atë mënyrë që të sintetizojë me sa më pak fjalë thelbin e kësaj beteje, që e radhit Lurën në krahinat më emblematike të historisë shqiptare. Unë iu thashë që ky memorial të bëhet në Lurë dhe t’i paraprijë sesionit jubilar, në nderim të kësaj beteje epokale, por siç thashë u vu një pllakë që vlen shumë për të dëshiruar dhe nuk iu pëgjigjet përmasave të një beteje epokale. Gjërat rrodhën si rrodhën, por shoqata “Lura jonë”dhe redaksia e gazetës “Lura”asnjëherë nuk i lëmë punët në rrugë dhe ia nisëm kësaj veprimtarie që në fundshtatorin e këtij viti, me përgatitjen dhe botimin e shkrimeve jubilare, me përgatitjen dhe vendosjen e pllakatave në përkujtim të kësaj beteje, me një veprimtari të posaçme në Lurë, më 25 shtator, etj. Bashkë me Lirim Menën, shkuam me makinën e tij në vendin ku është zhvilluar Beteja e Lanë Lurës, ku lapidari që ka qenë ngritur dikur në përkujtim të kësaj ngjarjeje madhore, thuajse nuk kishte asnjë shenjë dhe ishte shkatërruar plotësisht.

Sesionin jubilar në nderim të Betejës së Lan Lurës ne si gazetë dhe si shoqatë e kemi zhvilluar drejtpërdrejt në takim me lurianët më 26 shtator dhe do të vazhdonte deri me 28 tetor 2021, me veprimtari të drejtpërdrejta dhe si video kasetë online. Morën pjesë në Lurë të gjitha fiset dhe dyert luriane, ku do të veçonim zotërinjtë Nikoll Vladi, Haki Gjikola, Ilir Lila, Ali Kaçorri, Asllan Dodgjini, Agim Gjoçi, Maliq Hoti, Xhafer Hoti, Ylli Gjoçi, Selman Bruçi, Rush Hoti, Hamdi Buci, Lazam Kaci, Lavdrim Haldeda, Hasan Neka, Halit Buci, Mitat Buci, Shpëtim Buci, Ibrahim Buci, Shefqet Buci. Fjalën e hapjes e bëri kryetari i shoqatës “Lura jonë” z. Dali Gjoçi, që foli për rëndësinë e kësaj beteja dhe jehona e saj në Dibër dhe në gjithë shqiptarinë. Referatin kryesor e mbajti z. Gëzim Loka, kryeredaktor dhe botues i gazetës “Lura”, për të vijuar më tej në fjalën e tij për z. Ibrahim Gjoçi, i cili ka qenë komandant I burrave të Lurës që morën pjesë në këtë betejë si dhe për Haki Menën. Diskutuan gjithashtu kryetari veteranëve të Lurës z. Nikoll Vladi si dhe zotërinjtë Haki Gjikola, Hazis Murati, Lazam Kaci, Selim Ceni si më i vjetri ndër pjesëmarrësit në këtë veprimtari. Folën dhe të ardhurit posaçërisht nga Tirana si Flora Agolli, Hysen Hysa, Bashkim Kullau, shkrimtari Ibrahim Kabili dhe Luljeta Mullai.

Në Tiranë, përveç takimeve në grupe të caktuara në përkujtim të Betejës së Lan Lurës, zhvilluam dhe një session jubilar online, në videokasetë, ku folën lurianë e jo lurianë, historianë, studiues, veprimtarë shoqërorë. Këtë sesion jubilar e përshëndeti profesori i historisë, historiani i njohur Bajram Xhafa, me temën e tij “Pse zgjati nëntë vjet lufta e Dibrës”, përshëndeti nënkryetair i veteranëve Dibër, Hilmi Cani, poeti dhe kritiku letrar Qazim Shehu, poeti dhe publicisti Ferit Fixha, av. Pjetër Ndreca, av. Gjokë Buna, Ferit Ymeraj (Peqini), mësuesi dhe veprimtari Lul Tafil Vlora, si dhe rishtas folën me shumë dashuri e kompotencë Flora Agolli dhe Hysen Hysa. Folën gjithashtu edhe pasardhës të Atdhetarit dhe komandantit legjendar, Elez Isufi, Kapllan Ndreu, Ylli Ndreu dhe Mërkur Ndreu.

Si gjithmonë, në të gjitha evenimentet dhe përkujtimet luriane e dibrane nuk mund të mungonte Skënder Farka, profesori dhe veprimtari i nderuar i Shoqatës “Tirana”, që përshëndeti dhe vlerësoi me kompetencë këtë betejë me vlera epokale për Lurën dhe Dibrën.

Nga Greqia përshëndeti Ana Buci, nga Gjermania Mentor Loka, kryetari shoqatës “Lura jonë” për Gjermaninë.

Takimin përmbyllës u zhvillua po në Tiranë me biznesmenët e nderuar biznesmenë dhe kontribues të shoqatës dhe gazetës, z. Astrit Haldeda, z. Kadri Haldeda, z. Ylber Haldeda, z. Ali Kalia si dhe Tom Kaçorri.

Kjo veprimtari, qoftë në Lurë, qoftë në Tiranë, qoftë e drejtpërdrejtë, qoftë online, është zhvilluar nga ana ime, me financat e mia modeste, pa marrë asnjë ndihmë nga biznesi lurian e jolurian dhe aq më pak nga institucionet shtetërore, qëndrore e lokale, që duhet të jenë nxitësit dhe financuesit e veprimtarive të tilla, por si gjithmonë heshtin dhe rrijnë e vështrojnë...

Në veprimtarinë që u zhvillua sot në Lurë isha i ftuar, por unë, ashtu si Presidenti i Republikës, isha i zënë me takime të rëndësishme në shërbim të këtij akti përkujtimor dhe nuk arrita të shkoj. Në pamundësi, si përfaqësues të Shoqatës dërguam Kadri Haldedën dhe Tomë Kaçorrin, ndërkohë që unë me Astrit Haldedën dhe Ali Kalinë qëndruam në Tiranë, në takime pune me rastin në përkujtim të Betejës së Lan Lurës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat