42 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

Historia

42 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 07:08
Arkiv

Shën Tereza më 25 janar 1980 nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna.

Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varfërve, dhe çmimi ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.

Nënë Tereza ishte ideatorja e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë për të ndihmuar personat e varfër.

Në vitin 1962, qeveria e Indisë nderoi Nënë Terezën me çmimin Padma Shri, për ndihmën e saj për trupat e Indisë. Ajo u nderua me çmimin Jawaharlal Nehru për Mirëkuptim Ndërkombëtar në vitin 1969.

Në vitin 1979 ajo pranoi çmimin Nobel për Paqen dhe u shenjtërua më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe u shenjtërua më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat