Tangentopoli, si u shemb rrjeti gjigant i korrupsionit shtetëror në Itali

Historia

Tangentopoli, si u shemb rrjeti gjigant i korrupsionit shtetëror në Itali

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Në vitin 1992 një punëtor në Itali merrte mesatarisht një pagë prej 1 milion liretash në muaj(516 euro). Një kafe kushtonte 700 lira (37 cent), 1 litër benzinë ​​1500 lireta (78 cent), 1 gram ar 13.800 lireta (7.1 euro). Ndërsa një ryshfet 7 milionë lireta (3615 euro). 

Luca Magni, një sipërmarrës i vogël që kishte marrë pjesë në tenderin e pastrimit, të organizuar nga azili i moshuarve “Pio Albergo Trivulzio”, që  në Milano njihej ndryshe si “Baggina”, pagoi shumë më tepër nga sa kërkohej. Ryshfetin e mori Mario Chiesa, i vendosur në krye të atij institucioni nga Partia Socialiste Italiane, e cila në atë moment drejtohej nga njeriu de fakto më i pushtetshëm në Itali:Bettino Craxi.

Kur Magni e denoncoi këtë çështje në polici, pasi nuk ishte në gjendje të paguante këstin e dytë (për të plotësuar 10 përqindëshin e “zakonshëm” të tenderit 140 milionësh), u zbulua një skemë e cila e kishte shoqëruar prej dekadash Italinë e Republikës së Parë. 

Ai ryshfet, ishte vetëm maja e një ajsbergu të madh që u pagëzua nga media me termin “Tangentopoli”. Kur tëzbardhej gjithçka, do të zbulohet ndër të tjera, se në një mbledhje të dhjetorit të vitit 1991, “lypsarët” siç quheshin nga media sekretarët administrativë të partivetë mëdha, kishin vendosur përqindjet që i takon secilit.

Kështu 25 për qind shkonte për Demokristianët, 25 për qind për Partinë Socialiste Italiane, 25 për ministrat epartive më të vogla, dhe 25 për qind për dyshen PCI-PDS, pra PartinëKomuniste Italiane, dhe PartinëDemokratike të së Majtës.

Mario Chiesa dinte gjithçka, por nuk foli. Madje edhe kur prokurori Antonio Di Pietro i zbuloi disa llogari bankare në Zvicër, si rezultat i ryshfeteve të marra nga markat e njohura të ujit mineral. “Uji mineral ka mbaruar!”- i tha Di Pietro avokati të Chiesa-s, ndërsa ky i fundit u përpoq të mos e jepte veten. 

Por më pas Craxi e sulmoi Chiesa–n, duke e cilësuar atë si një “mashtrues”. Dhe atëherë nisi vërtet fillimi i fundit. “Unë mashtrues?!” –ulëriti në zyrën e prokurorit ish-drejtuesi i “PioAlbergo Trivulzio” . Pasi u qetësua, Chiesa u ul sërish në karrigen e tij, dhe tha se donte tëbënte një deklaratë me shkrim.

Dhe ai nisi të flasë. Për 7 ditë, shkroi qindra faqe me dëshmi. Kur mbaroi, policia nisi arrestimet. Në fjalimin e tij të gjatë në Dhomën e Ulët të parlamentit italian më 3 korrik 1992, Craxi tha – pa u mohuar nga askush – se të gjithë e dinin këtë gjë, dhe setë gjithë përfituar nga kjo skemë e nisur menjëherë pas përfundimit të luftës, qëgradualisht u shndërrua në një sistem. 

Si provë e ndërthurjes politikë-biznes, mjafton të kujtojmë deklaratën “skandaloze” të EnricoMattei, themelues dhe drejtues i ENI-t, i eliminuar në vitin 1962 nëpërmjet një vrasje të maskuar si një aksident ajror (mbi të cilin drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e fundit): ”Partitë? Unë ato i përdor si taksi. I thërras, hip mbi to, paguaj për udhëtimin dhe më pas zbres!”. 

Tridhjetë vjet më parë, Tangentopoli nxori në pah rrjetin e gjerë të korrupsionit që përfshiu të gjithë sistemin politik italian. Nën drejtimin e kryeprokurorit të Milanos, Francesco Borrelli, zëvendësve të tij Di Pietro, D’Ambrosio, Boçassini, Davigo, Spataro, Greco, Colombo dhe Parenti, u krye hetimi që më vonë u quajt “Mani pulite” (Duart e Pastra), dhe preku të gjithë drejtuesit e politikës italiane. 

Përveç sekretarit të PSI-së, Bettino Craxi, në rrjetin e prokurorisë së Milanos përfunduanedhe emra të tjerë të njohur, duke filluar nga Ministri i Drejtësisë, Claudio Martelli, ish-kryebashkiaku i Milanos Carlo Tognoli dhe kryetari në detyrë Paolo Pilliteri (kunati i Craxit).

Shumë rëndë u godit edhe Demokracia Kristiane, me sekretarin e saj administrativ, SeverinoCitaristi. Më pas ishte radha e Giorgio La Malfa, sekretarit të PRI-së (Partisë Republikane Italiane), Renato Altissimo i PLI (Partia Liberale Italiane), Primo Greganti, “Shoku G” i komunistëve. 

Por edhe Umberto Bossi, sekretar i LEGA NORD, që pranoi kontributet e marra nga Montedison. Hetimet nuk kursyen as emra të mëdhenj të botës së financave. Por më shumëbujë bënë zbulimet e Sergio Cusanit, krahu i djathtë i sipërmarrësit Raul Gardini (që më vonë kreu vetëvrasje).

Ato zbuluan atë që hyri në histori si “Nëna e të gjitha ryshfeteve”:150 miliardë lireta të paguara nga kompania “Enimont” për të gjitha partitë. Një skandal i ngjashëm shpërtheu edhe në Gjermani në fundin e viteve 1990, dhe kur Helmut Kohl, kancelari që drejtoiribashkimin e vendit, u detyrua të jepte dorëheqjen. 

Por në dallim me atë që ndodhi me partitë italiane, CDU (Unioni Kristiandemokristian, partia e Kohl) jo vetëm që nuk u eliminua nga skena politike, por mbeti në krye të politikës kombëtare, siç u pa edhe nga “mbretërimi” i gjatë i Angela Merkel. 

Kjo do të thotë se ndoshta Tangentopoli nuk ishte shkaku, por pasoja e rënies së Republikës së Parë. Nëse skandalet që kanë ndodhur që nga lindja e Republikës së Parë, nuk i minuanthemelet e sistemit ekonomiko-politik italian (mendoni pak skandalin e Lockheed në vitet 1970, Banco Ambrosiano dhe vdekjet misterioze tëRoberto Calvit dhe Michele Sindonas), në vitin 1992 ndodhi diçka e paprecedentë. 

Dhe kjo ishte shfaqja e anti–politikës, ose më saktë e një “anti-sistemi partiak”, i cili do të zinte gjithnjë e më shumë hapësirë, ​​dhe që iu shtua fundit të botës bipolare që lindi pas vitit 1945. Ndërsa u rrëzua ai sistem, mafia organizoi një sulm frontal ndaj shtetit, me synim gjyqtarët dhe prokurorët. 

Ngjarjet më dramatike ishin sulmet vdekjeprurëse ndaj Giovanni Falcone dhe PaoloBorsellinos po në vitin 1992. Tangentopoli përfundoi me një bilanc të frikshëm:4.525 persona të arrestuar, 25.400 të liruar me kusht, dhe 1.100 parlamentarë dhe politikanë të arrestuar apo të vendosur nën hetim.

Pas asaj goditje politika italiane u delegjitimua. Nga ai moment e tutje, do të shfaqeshin nëskenë protagonistë tërinj, me një protagonizëm personal të mbështetur nga një gjuhë e re, dhe një komunikim i ri. Pjesa tjetër dihet tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat