Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja

Historia

Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit dhe emrat e atyre që i mundi në beteja

Nga: Gjon Keka Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:52
Gjergj Kastrioti

Fitoret kryesore të Gjergj Kastriotit kundër otomanëve(turqve) pushtues dhe disa pashave„Arnaut“ që i shërbenin sulltanit.

Këta janë emrat që ai i mundi në të gjitha betejat:

Në vitet 1443 -1444 mundi Sulltan Muratin dhe komandantët e tij e pashat me një ushtri të panumërt që ai dërgoi kundër tij.

Në vitet 1445-1446 e mundi në betejë të dërguarin ë sulltanit Aliun dhe Mustaf Pashën.

Në vitet 1448 -1450 i mundi Mustafën dhe Sevali Pashën,

Në vitet 1462 – 1464 i mundi Sinan Pashën, Jusufin dhe Hysenin ,Karaxha Bejin etj.

Në vitin 1464 e deri në vdekje i mundi Amza Pashën, Ballaban Badera Pashën,Jakup Arnautin dhe Sulltan Mehemtin II.

Nga gjithë këto fitore e beteja ,me të drejtë është thënë se Gjergj Kastrioti ynë kishte fuqi të paimagjinueshme,pastaj urtësi,strategji dhe vizion ngaqë arriti që në çdo betejë të dilte faqebardhë përballë atdheut të tij ,dhe se çdo fitore e tij ishte fitore e Arbërisë përballë një pushtuesi më numër të madhë ushtarësh ,forcash e armatimesh të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat