Flet ish- Drejtori i Uzinës së Përpunimit të Naftës Kuçovë z. Shpëtim Nishani

Historia

Flet ish- Drejtori i Uzinës së Përpunimit të Naftës Kuçovë z. Shpëtim Nishani

Nga: Albert Z. Zholi Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:29
Albert Z. Zholi

Lajmi se në Shqipëri ishte zbuluar naftë ishte aq tronditës për kohën, saqë në Rumani pati protesta, me pretendimin se shpimi i puseve shqiptare mund të shteronte naftën atje! Ishin vitet 1920 kohë kur italianët dy vjet më herët e kishin shpuar pusin e parë në Drashovicë. Në fakt fqinjët e përtej detit, shumë të vëmendshëm për burimet tona natyrore, i kishin filluar kërkimet, duke dërguar shkencëtarët dhe gjeologët e tyre që në vitet 1903-1913. Pas 1920 e gjithë historia politike e vendit gërshetohet pazgjidhshmërisht me atë të naftës. Lufta e Vlorës, ngritja e Zogut në pushtet, rikthimi i tij pas revolucionit të qershorit 1924, marrëdhëniet me italianët kanë në prapaskenë këtë burim natyror. Pas konfirmimit të burimeve naftëmbajtëse, qeveritë dhe shoqëritë më të njohura nga Anglia, Franca, SHBA dhe Italia u përfshinë në një beteje të gjatë diplomatike për koncesionet shqiptare të naftës. Lufta e padukshme për naftën shqiptare u mbyll më 1930, italianët e futën në dorë përfundimisht atë, ashtu si do të bënin me të gjithë Shqipërinë nëntë vjet më vonë. E mirënjohura për kohën kompania AIPA më 1930 nisi kërkimet dhe më 1934 shfrytëzimin e burimeve në Kuëovë. Kulmi i shfrytëzimit u arrit më 1941, vit në të cilin ata nxorrën nga nëntoka shqiptare 148 mijë ton naftë bruto. Ari i zi shqiptar nuk do të ishte as jashtë vëmendjes së pushtuesve gjermanë, por koha e shkurtër e pushtimit nuk solli ndonjë rezultat. Ardhja e qeverive komuniste pas 1945 bashkë me konfiskimin e pasurive private sigurisht që përfshiu edhe shoqëritë italiane të naftës. Në pak vite komunistët shqiptarë do ta zhvendosin disa herë pikën e gravitetit të shfrytëzimit të naftës në varësi të zbulimeve të reja. Për ta nafta ishte burimi që “ëante bllokadën”, ndaj shfrytëzimi shkoi në shifra shumë të larta. Rekordi u arrit më 1974, vit në të cilin nga nëntoka shqiptare u nxorën plot 2,248,227 ton naftë bruto. Si nxirrej nafta në socializëm dhe si punohej në laboratorët e uzinave të përpunimit? Sa nënprodukte të naftës nxirreshin nga përpunimi? Si ishte cilësia e naftës shqiptare në monizëm? Si punohej në atë system për naftën? Po në Demokraci ëfarë ndodhi me naftën shqiptare? Sa naftë nxirret? Sa rafineri ka? Kush e kontrollon sot naftën shqiptare? Shumë prej këtyre pyetjeve do i gjeni në këtë intervistë me inxhinierin, specialistin Shpëtim Nishani…

1.Nafta në monizën kishte shumë përparësi. Qeveria e asaj kohe i kushtonte shumë rëndësi përgatitjes së personelit inzhiniero-teknik. Kur keni filluar punë në sektorin e naftës dhe në ëfarë detyre?

Unë kam studjuar për degën “Teknologji nafte dhe gazi” , në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT, në vitin 1971-1975.

Kam filluar punë në Uzinën e Përpunimit të Naftës, Kuëovë, në vitin 1976, pas përfundimit të stazhit, të cilën e bëra po në këtë uzinë.

1976 - 1980 Inxhinjer reparti në Uzinën e Përpunimit të Naftës Kuëovë.

1980 - 1990 Drejtor në Uzinën e Përpunimit të Naftës Kuëovë.

1990 – 1992 Shef kabineti në Sektorin Shkencor Kimi – Përpunim, Kuëovë.

1992 – 1994 Kryetar i Bordit Drejtues në Sektorin Shkencor Kimi – Përpunim.

1992 – 1996 N/drejtor në Sektorin Shkencor Kimi – Përpunim, Kuëovë.

1999 - 2002 N/kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Shoqërisë “AMRO” Sh.A Fier.

Në muajin nëntor 1996 fillova punë si N/kryetar Bashkie në Kuëovë dhe punova deri në muajin qershor 2018, ku dola në pension.

Pra unë kam punuar në sektorin e naftës rreth 21 vjet.

2.Si ka qenë organizuar sektori i naftës në sistemin komunist?

Në vitin 1918, një inxhinjer gjeolog, pjesëtar i repartit ushtarak austriak, të vendosur në Kuëovë, pa shenja nafte dhe e bëri publik këtë fakt. Që nga viti 1918 e deri në vitin 1924, në Kuëovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.

Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuëova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuëovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuëovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali.

Në historinë e Shqipërisë, Kuëova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936. Zhvillimin më të madh Kuëova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990. Popullsia e rrethit në fund të viteve 1980 arriti 22 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938.

Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuëovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën. Ky komisariat do të kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve.

Në vitin 1951, me vendim të veëantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuëovë u krijuan 11 ndërmarrje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 rradhitej ndër qëndrat më të zhvilluara në shkallë vendi.

3.15 ndërmarrjet më të rëndësishme në Kuëovë.

Në këtë periudhë në Kuëovë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Naftësjellësi, Fabrika e Tullave (ndër të paktat në Shqipëri që prodhojnë tulla me përqindje të lartë argjile), Shkolla e mesme politeknike (kjo shkollë ka arsimuar nxënës të ardhur nga të gjithë rrethet, shumë prej të cilëve kanë qenë funksionarë dhe pedagogë të rëndësishëm dhe me emër në universitetin e Gjeologji-Miniera) etj.

4.Sigurisht nafta kalon në disa procese, që nga zbulimi, nxjerrja, përpunimi shpërndarja. Mund të na i thoni këto procese?

Sistemi i naftës ka qenë një sistem kompleks për vetë natyrën që ka. Ajo do studjuar, zbuluar, duhet të nxirret në sipërfaqe dhe të depozitohet në rezervuare, duhet të përgatitet për përpunim dhe të përpunohet në impjante distilimi dhe rafinimi, për të nxjerrë produktet e saj në shërbim të ekonomisë.

Pas ëlirimit deri në vitet 1970, në Kuëovë egzistonte Kombinati i Naftës (Drejtoria e Përgjithshme e Naftës), nga vareshin të gjitha ndërrmarjet e naftës, që ishin në Kuëovë dhe në gjithë teritorin e vendit. Pas viteve 1970, kur pesha e nxjerjes së naftës kaloi në Patos – Marinzë, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Naftës u tranferua në qytetin e Patosit. Të gjitha ndërrmarjet e ngritura ishin në shërbim të sektorit të naftës, që nga zbulimi, nxjerja, transportimi dhe përpunimi i saj për të prodhuar produkte cilësore. Kështu nqs Ndërmarja Gjeologjike dhe Koarotazhi bënin kërkim – zbulimin e shtresave naftëmbajtëse, Ndërmarja e ëpim-kërkimit ëponte puset që do të nxirnin naftën, Ndërrmarja e Nxjerrjes së Naftës, nxirrte naftën nga nëntoka, e grumbullonte në rezervuare mbitokësore, Ndërrmarja e Naftësjellësit e përgatiste naftën bruto për përpunim duke i larguar mbeturinat mekanike dhe ujin dhe në fund Uzina e Përpunimit të Naftës përpunonin naftën bruto dhe prodhonin nënprodukte nafte sipas kërkesave të ekonomisë. Por nuk duhen harruar ndërrmarjet ndihmëse si TECI, që furnizonte Uzinën e Përpunimit me avull, një element shumë i rëndësishëm për distilimin e naftës dhe sigurimin teknik, Uzina Mekanike e Naftës që mirëmbante gjithë sistemin e naftës duhe prodhuar paisje dhe pjesë këmbimi, Ndërrmarja e Transportit, që mbulonte transportin e punëtorëve, por edhe të paisjeve të ndryshme, Ndërrmarja e Ndërtim Montimit, që prodhonte paisje të madhësive të mëdha si depo, rezervuare,etj, për të gjitha këto ndërrmarje ishin në shërbim të sektorit të naftës.

5.Në monizëm ishte parulla “Nafta ëan bllokadën”. Përse u hodh kjo parrullë e tillë, ëfarë rëndësie kishte nafta shqiptare në monizëm?

Unë mendoj se kjo parullë ka qenë e drejtë, sepse nënproduktet e naftës, por veëanërisht bitumi eksportohej dhe fitohej valutë. Me vënien në punë të KPTHN-se, u realizua rritja e pikës së shfrytëzimit të naftës bruto, (prodhimi i produkteve më me vlerë, benzinë, vajguri e gazoil) nga rreth 25 % në impiantin e distilimit primar, në 50% si dhe përmirësimi shumë i madh i cilësisë së benzinës, vajgurit ndriëues, vajgurit të avionave dhe të gazoilit për automjete, të cilat shtuan të ardhurat në valutë dhe kjo mori rëndësi të veëantë pas vitit 1978, kur u prishën marrëdhëniet me Kinën dhe ne ngelëm një vend i izoluar.

Në vitin 1988, në Kuëove u bë një takim me gjithë drejtuesit e ndërrmajeve të sistemit të naftës dhe në këtë takim mori pjesë dhe ish-kryeministri i asaj kohe Adil Ëarëani. U trajtuan shumë probleme, por mua më ka bërë përshtypje vlerësimi që bëri ish-kryeministri se sistemi i naftës mbulon rreth 35% të buxhetit të shtetit të asaj kohe. Kjo nuk është një vlerë e vogël po të krahasosh numrin e punonjësve të sistemit të naftës me numrin e punonjësve të të gjithë vendit.

6.Kush nga ish- udhëheqësit monistë kujdesej drejpërdrejt për sektorin e naftës?

Për mendimin tim ministri përkatës ishte i pari, që interesohej për problemet e sistemit të naftës, por në analizat 6/mujore dhe vjetore që bëheshin në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave, merrte pjesë dhe z/kryeministri Pali Miska.

7.Si punohej në laboratorët e naftës në monizëm dhe më pas në demokraci? A kishte përgjejgjësi dhe specialistë të mirëfilltë?

Ëdo uzinë përpunimi kishte laboratorin e vet, që kontrollonte cilësinë e lëndës parë (naftës) dhe cilësinë e nënprodukteve, që prodhohej gjatë përpunimit të naftës. Në këto laboratorë punonin laborantë që kishin mbaruar shkollën e mesme profesionale dhe drejtoheshin nga personeli inxhinjero teknik, që kishin profesionin teknollog nafte ose kimist. Në vitet e para personeli inxhinjero teknik kishte studjuar jashtë në Francë, Rusi, Rumani, Itali, Kinë. Më vonë, në vitet 1970, u hap filjali i degës së teknologjisë së naftës në Berat dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Po këtë vit u hap dega e “teknologjisë së naftës” ku nxori tre breza inxhinjerësh dhe më vonë u mbyll.

Gjithashtu në Kuëovë ka funksionuar Laboratori Shkencor i Kimi –Përpunimit , që në vite ka patur vartësi dhe emetime të ndryshëm, vetëm funksionin nuk e ndryshoi asnjëherë. Ky laborator ka qenë promotor i studimeve të ndryshme që bëheshin nëpër mikroimpiante për përmirësimin e cilësisë së nënprodukteve të naftës, për prodhime produktesh të reja dhe për ndërtimin e impianteve të reja. Këtu punonin specialistë të lartë që kishin mbaruar shkollën e lartë, në degën përkatëse në Shqipëri dhe disa prej tyre ishin specializuar jashtë shtetit me kurse të ndryshme dhe shkolla.

Pas viteve 1990, kur u shtuan makinat dhe kërkesa për karburante u rrit, filloi importimi i karburantave nga jashtë. Laboratori Shkencor i Kimi-Përpunimit edhe para viteve 1990 kontrollonte cilësinë e karburanteve në pikat e karburantit , por pas viteve 1990 ishte i vetmi institucion që u akreditua për reth 160 analiza që i bëheshin nënprodukteve të naftës, si benzinës, gazoilit, vajrave, etj.që vinin nga importi, por edhe prodhimeve tona.

Kjo punë vazhdoi deri në vitin 2000, pastaj filluan të hapeshin laboratore të tjerë private dhe intensiteti i bërjes së analizave ra, interesi i shtetit ra, sepse disa uzina ishin mbyllur si ajo e Kuëovës dhe e Cërrikut. Gjithashtu shteti shqiptar ndoqi politikën e privatizimit të uzinave dhe interesi i privatit për të kontrolluar cilësinë e karburanteve dhe prodhimeve të tjera ishte i ulët. Ky degradim vazhdoi për këtë laborator deri sa u privatizua nga Rezart Taëi, i cili e transferoi këtë laborator (me paisje dhe personel) në Uzinën e Përpunimit të Naftës Fier. Sot godina e këtij laboratori është shkatërruar, si edhe uzina e përpunimit të naftës Kuëovë, Cërik dhe Ballsh.

Si ka qenë cilësia e naftës bruto në Shqipëri në raport me vendet e tjera?

Nafta e vendit tonë ka qenë naftë e rëndë që ka patur pikë shfrytëzimi (benzinë, vajguri, gasoil) të ulët , mesatarisht rreth 25%, kur në botë kishte naftë me pikë shfrytëzimi që varionin 30% - 50%. Gjithashtu nafta jonë kishte përmbajtje të lartë squfuri, deri në 7%, kur në botë kishte naftë me përqindje më të ulët , sipas vendburimeve. Por nafta jonë dhe veçanërisht e Kuçovës ishte me përbërje asfaltiko-rëshinore dhe bitumi që prodhonim kishte cilësi të mirë dhe shërbente për asfaltimin e rrugëve, kurse në shumë vendë të botës, por edhe në Rumani, nafta ishte me përbërje parafinike dhe bitumi që del prej saj është i një cilësie të keqe dhe duhej të kalonte në procesin e deparafinizimit që të përdorej për asfaltimin e rrugëve dhe në ndërtim.

Në monizëm sa uzina përpunimi ka patur dhe sa përqind të naftës shqiptare përpunonin?

Në monizëm u ndërtuan, në periudha të ndryshme 4 uzina përpunimi të naftës:

Uzina e Përpunimit të Naftës, Kuçovë.

Uzina e Përpunimit të Naftës, Cërrik, u ndërtua në vitin 1956.

Uzina e Përpunimit të Naftës, Fier, u ndërtua në vitin 1968.

Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës, Ballsh, u ndërtua në vitin 1976.

Historiku i shkurtër i zhvillimit të përpunimit të naftës në Kuçovë .

• 1934 Distileria e parë - Vajgur ndriçues për shoqërinë AIPA.

• 1944 Distileria Nr.1 me kapacitet 8-20 t/ditë.

• Janar 1945 Distileria Nr.2 me kapacitet 40 t/ditë .

• Dhjetor 1945 Distileria Nr.3 me kapacitet 180 t/ditë.

• 1956 AVT Nr.1 me kapacitet 200 000 t/vit.

• 1961 AVT Nr.2 me kapacitet 300 000 t/vit.

• 1963 Impjanti i prodhimit të koksit me kapacitet 46 000 t/vit (u mbyll në

• 1980 Rikonstruksioni i impjantit të vajit ( 3 000 ton/vit).

• 1984 Bitumi i oksiduar .

1992 Ndërpritet puna në AVT (kalojnë në konservim).

Këto uzina kanë përpunuar të gjithë prodhimin e naftës shqiptare në vite, sepse kanë patur kapacitet trajtimi si më poshtë:

Kuçova 500 000 ton naftë /vit, (është mbyllur në vitin 1992, është shkatërruar 1997).

Cërriku 500 000 ton naftë/vit, (është shkatërruar 1997).

Fieri 500 000 ton naftë /vit.

Ballshi 1 000 000 ton naftë /vi.(po demontohet dhe po shitet për skrap).

Pra në Shqipëri ka patur 4 rafineri, kur në botë ka patur më shumë se 700 rafineri nafte, nga të cilat 82 në vendet e Bashkimit Europian.

Çfarë cilësie nafte prodhonin uzinat tona të përpunimit? A ishin të standarteve europiane produktet që nxirreshin nga nafta e përpunuar? Nënproduktet e naftës (benzina, vajguri , gazoili) që dilnin nga përpunimi i naftës a mund të përdoreshin nga makinat e vendeve perëndimore?

Para vënies në punë të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, benzina dhe gazoili që prodhoheshin nga tre uzinat e tjera përdoreshin vetëm për makinat tona, kurse pas vënies në punë të Kombinatit të Ballshit, nënproduktet tona dërgoheshin në Ballsh, për të rritur cilësinë e tyre nëpërmjet proceseve të ndryshme që ulnin përmbajtjen e squfurit, risnin numrin e oktanit të benzinës dhe numrin e cetanit të gazoilit, që ishin treguesit kryesore të cilësisë së karburanteve.

Uzinat e përpunimit, sa nënprodukte nafte nxirrnin ?

Uzinat e Kuçovës, Cërrikut dhe Fierit ishin uzina të distilimit primar ku nafta distilohej në presion atmosferik dhe në vakum, kurse uzina e Ballshit përveç këtyre proceseve kishte dhe impiantin e hidrogjenit, hidropastrimit, platformingut, pastrimit të gazit dhe prodhimit të squfurit, pra bënte një përpunim më të thellë.

Nënproduktet që prodhoheshin nga të katër uzinat ishin si më poshtë:

Solvent

Benzinë sipas standarteve të asaj kohe që perdorej për automjete

Vajguri ndriçues

Vajgur TS-1, që përdorej si lëndë djegëse për motorë reaktiv të avjoneve

Gazoil për automjetet

Solar si lëndë djegëse

Solar si lëndë e parë për prodhimin e grasos

Vaj Aftol 10

Vaj Aftol 18

Vaj DP-11

Vaj DP-14

Vaj armësh

Mazut si lëndë djegëse

Bitum të tipeve të ndryshëm që përdoren në industrinë e ndërtimit dhe për eksport

Bitum i oksiduar

Graso konstalin

Graso solidol

Sulfonat

Valvolinë

Dinaftenat alumini për përdorim ushtarak dhe flakhedhëset

Merzolat

Sapun naftenik

Vaj emulsol

Koks

Squfur

Pasi filloi punë Uzina e Ballshit , nëproduktet e bardha (benzina, vajguri dhe gazoili) që prodhoheshin nga tre uzinat e tjera dërgoheshin në Ballsh, ku trajtoheshin me tej për të rritur cilësinë e tyre, për t’ju përshtatur kohës dhe llojit të makinave që përdoreshin.

-Sot përdoret euro 5, në çfarë viti doli në qarkullim kjo naftë në Europë dhe pse nuk u prodhua nga Kombinati i Përpunimit të Thellë në Ballsh?

Nuk kam dijeni për këtë problem.

-Shumë makina në Shqipëri pësojnë defekte në motor apo digjen motorrat në ecje, … kjo vjen nga cilësia e keqe e naftës apo thjesh defekte teknike?

?

Kam dëgjuar edhe unë për këto probleme, por mendoj se nuk duhet pergjithësuar, sepse ka edhe pika karburanti që tregëtojnë benzinë dhe gazoil me cilësi të mirë. Si bëhen pisllëqe edhe në degë të tjera të ekonomisë, mund të ketë edhe tregtare karburantesh që tregtojne karburante me cilësi jashte standarteve.

-Thuhet se nëpër pika karburanti hidhet një solucion që rrit fuqinë motorike artificialisht, por dëmton motorat. A ka solucion të tillë apo janë biseda kafenesh?

Nuk kam dijeni per kete problem, por ne vendin tone mund te degjosh ëdo gje, por edhe mund te ndodhe çdo gje.

Tre Uzinat e Përpunimit të Naftës, Kuçovë, Cërrik dhe Fier prodhonin rreth 25 nënprodukte.

Ndërtimi i KPTHN Ballsh bëri të mundur përmirësimin e teknologjisë së përpunimit të nënprodukteve të naftësdhe rrjedhimisht në përmirësimin e cilësisë së tyre për të arritur standartet europiane. Duhet theksuar se përveç përmirësimit të cilësisë së nënprodukteve kjo uzinë shtoi dhe numrin e asortimenteve dhe sipas të dhënave që u paraqitën në takimin që u bë me rastin e 100 vjetorit të Industrisë së Naftës, në vitin 2018, nga 10 asortimente arriti në 22 vetëm në vitet e para.

Numri i asortimenteve për eksport në vitet në vazhdim u rrit. Me markën e KPTHN -se u eksportuan: benzoli, toluoli, ksiloli, gaz i lëngët, squfuri etj, ndërkohë që nga tre uzinat ekportohej vetëm bitum i tipeve të ndryshëm , i lëngët ose në fuçi.

Me ndërtimin e Uzinës së Vajrave në Ballsh, fillimisht duke i trajtuar 4 lloje vajrash bazë me shtesa, prodhoheshin 16 lloje vajrash lubrifikante. Më pas numri i asortimenteve u rrit shumë dhe u arrit të prodhoheshin mbi 40 lloje vajrash lubrifikante të llojeve të ndryshme, që plotësonin kërkesat e ekonomisë, por krijonte mundësi edhe për eksport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat