​Philby, njëri nga spiunët më dinakë të shekullit 20

Historia

​Philby, njëri nga spiunët më dinakë të shekullit 20

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 07:34
​Philby, njëri nga spiunët më dinakë të shekullit 20

Qeveria britanike më 1 korrik 1963 pranoi se ish-diplomati i saj Harold Adrian Russell “Kim” Philby, kishte vepruar si agjent sovjetik.

Dezertimi i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ishte një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë.

Philby ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai dyshohej si spiun e tradhtar.

Në rrezik për t’u arrestuar, Philby kërkoi ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, ndërsa punonte si gazetar për “Observer” dhe “Economist”, dhe ndodhej në Liban ai hipi në një anije ruse me destinacion Odesën.

Larg nga të priturit si hero, Philby u mënjanua nga KGB-ja sovjetike, e cila frikësohej se ai mund të ishte agjent i dyfishtë i perëndimit. I vetmuar, Philby gjeti shishen si ngushëllim duke u dhënë pas pijes.

Por në aspekte të tjera, ai u trajtua sipas biografëve, më mirë sesa qeveria sovjetike trajtonte popullin e vet: atij iu dha një makinë, një vilë e mobiluar, furnizime me ushqime të përzgjedhura, edhe nga jashtë shtetit, me të gjitha ato që nuk i kishin munguar në Londër, madje edhe grua.

Philby u martua me gruan e tij të katërt, Rufina Pukhova, e cila në kujtimet e saj shkruan se Philby kurrë nuk shprehu keqardhje që u arratis, por mbeti i zhgënjyer kur pa njerëz të varfër dhe kuptoi se “ne po ndërtojmë komunizmin”. Ai gjithashtu tentoi vetëvrasje, por kurrë nuk foli për t’u kthyer në Angli.

Harold Adrian Russell “Kim” Philby vdiq në Moskë në vitin 1988, në moshën 76-vjeçare. Ai cilësohet si një prej spiunëve më dinakë të shekullit 20. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat