Dua Lipa gati me albumin e katërt: fotosesion sekret në Los Angeles para Coachellas

Bota e Yjeve

Dua Lipa gati me albumin e katërt: fotosesion sekret në Los Angeles para Coachellas

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:33
Dua Lipa

Dua Lipa po i afrohet një kapitulli të ri muzikor. Sipas gazetës britanike The Sun, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka udhëtuar me ekipin e saj në Los Angeles për një seri fotosesionesh larg syve të publikut, ndërsa albumi i saj i katërt në studio thuhet se është pothuajse gati.

Një burim nga industria muzikore i ka thënë gazetës se pjesa më e madhe e punës në studio ka përfunduar dhe se tani vëmendja është te pamjet dhe fushata e projektit. Sipas të njëjtit burim, muzika e re pritet në fillim të vitit 2027, ndërsa promovimi do të arrijë kulmin në prill, kur Dua del në skenën e Coachellas. The Sun shkruan gjithashtu se këngëtarja është prioriteti kryesor i shtëpisë së saj diskografike dhe se për këtë epokë të re nuk po kursehen shpenzimet. Raportohet se në album ka punuar edhe producenti Mark Ronson, me të cilin ajo ka realizuar hitet “Dance the Night” dhe “Electricity”.

Lajmi vjen në një javë të suksesshme për 31-vjeçaren. Shoqata amerikane e industrisë diskografike, RIAA, njoftoi më 17 nëntor se “Levitating” ka arritur 13 disqe platini, duke marrë kështu certifikimin Diamant, që jepet për 10 milionë njësi. Sipas mediave, ky është certifikimi i parë i këtij niveli në karrierën e saj. Certifikime të reja platini morën edhe “IDGAF”, “Break My Heart” dhe “Physical”.

Image
Dua Lipa

Ndërkohë, të premten doli zyrtarisht albumi i kolonës zanore të videolojës “Grand Theft Auto VI”, ku Dua është e pranishme me këngën “Go Easy”.

Albumi i saj i fundit, “Radical Optimism”, u publikua në vitin 2024 dhe u shoqërua me një turne botëror me mbi 80 koncerte stadiumesh. Këtë vit ajo u martua me aktorin britanik Callum Turner, ndërsa më 9 dhe 16 prill 2027 do të shkruajë histori si artistja e parë solo britanike që del si emri kryesor i Coachellas.

Image
Dua Lipa

Fansat në rrjetet sociale e pritën lajmin me entuziazëm, duke shkruar se tashmë e presin me padurim vitin e ri.

Image
Dua Lipa
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat