Publikohet letra e Hasan Prishtinës drejtuar MPJ-së britanike më 1921: Serbët për dy vjet kanë vrarë 22 mijë shqiptarë

Historia

Publikohet letra e Hasan Prishtinës drejtuar MPJ-së britanike më 1921: Serbët për dy vjet kanë vrarë 22 mijë shqiptarë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Fitim Salihu ka shpërndarë një letër të Hasan Prishtinës, të shkruar më 1921 në kohën kur ai ishte krytar i Komitetit të Kosovës, drejtuar ministrisë së jashtme të Britanisë ku informonte për krimet makabre serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

Salihu ka shpërndarë letrën e Prishtinës, në 89 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ka shkruar këto rreshta në postimin e tij në rrjete sociale.

“Hasan Prishtina, kryetar i Komitetit të Kosovës (KMKK), i dërgoi një telegram Ministrisë së Jashtme Britanike – të cilin e gjeta në Arkivin e Shqipërisë – ku informonte për krimet serbe në Kosovë, Dibër dhe Lumë në periudhën 1918-1920. Prishtina pohoi se në dy vitet e para të pas Luftës së Madhe, serbët kishin vrarë rreth 22 mijë shqiptarë, kishin djegur 169 fshatra dhe kishin plaçkitur 4769 shtëpi. Vetëm në Dibër e Lumë, për tri ditë në gusht të vitit 1920, serbët vranë 250 shqiptarë dhe dogjën 7800 shtëpi”, shkruan Salihu.“Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933, 89 vjet më parë.

Ai ishte ndër udhëheqësit e luftës çlirimtare kundër Perandorisë #Otomane, kur një pjesë e madhe e elitës shqiptare kishte ndjenja pro-osmane. Më vonë, Hasan Prishtina ishte ndër themeluesit e shtetit të pavarur shqiptar dhe ndër të paktët që nuk pushuan së përkushtuari për çlirimin e #shqiptarëve nën pushtimin #serb, duke ofruar ndihmë politike dhe ushtarake, si dhe bursa studimi për të rinjtë shqiptarë”, shtoi ai.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat