Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

Historia

Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

Nga: Gjon Keka Më: 22 shtator 2022 Në ora: 13:27
Gjergj Kastrioti

Sipas një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre, ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë.

Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi diku në male nën dhe për t'i marrë sërish kur të kthehej.

Nga kjo mësojmë dy gjëra:

së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja, ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë, nëse ecim udhës së tij, idealit të tij, qëllimit të tij dhe të ardhmes së sigurtë që ai na e vulosi me anë të identitetit dhe emrit arbëror europian,dhe

së dyti: ari dhe thesaret sipas mitologjisë simbolizojnë dritën, diellin dhe pasurinë.

Kështu që domethënia e kësaj është që në figurën e Gjergj Kastriotit populli apo kombi arbëror (shqiptar) mund ta shohë e gjejë dritën pasurinë dhe të ardhmen e tij të sigurt, sepse në personalitetin e Gjergj Kastriotit është mishëruar dielli, drita dhe thesari i vetë kombitdhe historisë së kombit tonë arbëror për liri, pavarësi dhe shtet.

Prandaj ,duke parë këtë nuk duhet të mashtrohemi si popull e shoqëri, as të lakmojmë arinë apo thesarin duke kërkuar vendin se ku e ka lënë Gjergj Kastrioti sipas legjendës, por ta kërkojmë arin apo thesarin e vërtetë të tij që ai na la përgjithmonë duke na vulosur me identitet dhe rikthyer në hartën e Botës dhe Europës emrin iliro-arbëror, respektivisht Arbërinë.

Me pakë fjalë populli jonë si dje ashtu edhe sot dhe në të ardhmen duhet ta shohë në Gjergj Kastriotin udhën e dritës, e dijes, zhvillimit, bashkimit, thesarit apo pasurisë dhe të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

Sikur që dihet kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti nuk kishte pasuri materiale, as ari e as mjete të mëdha, sepse po t'i kishte ato ai nuk do të kishte nevojë për ndihmë nga jashtë, kur dihet që shumë princa, mbretër e perandor të Europës, ishin të pasur e mbuluar nga ari dhe kishin mjaftë mjete, por nuk i dolën në ndihmë në kohën e duhur atij. Kështu që ai vdiq si një mbret i varfër materialisht, por i pasur shpirtërisht dhe si një udhëheqës i dritës, i cili në fakt la një thesar të pavdekshëm veprat e tij, idealin e tij, dritën, vizionin, urtësinë, parimet e tij, doktrinën e tij të lirisë dhe mbi të gjitha e bëri të pasur me identitet popullin e tij dhe me një rol udhëheqës brenda kontinentit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat