I prenë kokën në pabesi në fshatin Alikokë. Si e mori kokën në dorë ‘Kuzum Babai’, historia mistike e tij…

Historia

I prenë kokën në pabesi në fshatin Alikokë. Si e mori kokën në dorë ‘Kuzum Babai’, historia mistike e tij…

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 13:02
Pamje nga video

Në emisionin Autokton të gazetares Anila Ahmataj këtë të diel u trajtua historia mistike e “Kuzum Babait” personazhit nga i cili mori emrin pika turistike mbi njê kodër brenda qytetit të Vlorës.

Ka shumë këndvështrime qyteti bregdetar i Vlorës. Një pikë është ajo e Kaninës, aty ku deti, mali, ishulli e gadishulli shihen në pëllëmbë të dorës.

Një tjetër ballkon nga ku mund të shohësh qytetin e Vlorës  është pika e Kuzum Babasë.

Për të shkuar aty ka dy  rrugë, një prej të cilave mund të ecësh vetëm në këmbë,por që është e pakalueshme per shkak  të amortizimit të saj. Në hyrje të rrugës këmbësore gjendet nje shtatore e shenjtit të madh Dede Ahmet Ahmataj, i cili shêrbeu dhe mbeti një ndër emrat emblemë të bektashizmit. ”Gjithkush nga ne mund të fali pak dritë nga drita e shpirtit”

Ai ishte një dëshmi e besimit dhe pasqyrë e perëndishme. Vinte nga një familje shumë e varfër e edukuar me bukën e bektashizmit dhe ndjenjën e zotit . I lindur në një fshat me tradita dhe kulturë prej historisë në Brataj.

Aty hodhi hapat e para të fëmijërisë në një lagje që mban emrin “Dedetojë” Dede Ahmeti shenjti i shenjtëve, fryma e tij është dhe do të ngelet si një dhuratë e perëndisë për çdo brez.Pas Sarisalltëkut në qytetin e Krujës, e dyta qendër botërore bektashiane në Shqipëri, njihet Kuzum Babaj. Legjenda thotë se Kuzum  Babai erdhi nga viset e largëta në mesjetë për të përhapur bektashizmin në Shqipëri. Dhe nuk e besonin që ishte shenjtor.

Sejid Ali Sulltan, është emri i vërtetë i Kuzum Babait.U lind në Teqenë e Madhe të Ohros- Turqi. Ai u rrit u edukua me besimin bektashian. Me kohë u vesh dervish dhe më vonë u gradua baba. Mbas viteve 1400, caktohet të kryej misionin e madh të besimit bektashian në Evropë dhe më pas në Shqipëri. Kronikani Evliah Çelebiu në vitin 1670 kur vizitoi Shqipërinë shkroi për teqenë e Kuzum Babai.

Ky njeri i shenjtë u nis  me bekimin se do të arrinte të bënte gjithçka për popullin në Vlorë dhe në trevat e tjera shqiptare për përhapjen e besimit bektashian. Por dashakeqësit nxitën qëllimin e keq në pabesi te Qafa e Koçiut në Vlorë, i presin kokën. (ka mendime të ndryshëm për vitet 1400 – 1500, 1600). Legjenda thotë: Kuzum Babai e mori kokën e vet të prerë në duar dhe nën habinë e tmerrin e të pabesëve ecën drejt në qytet në kodër.

Një grup besimtarësh të lagjes “Murabije” i ndodhen pranë dhe pasi Kuzum Babai shtrihet, atëhere ata e varrosin me ceremoni fetare. Në këtë kodër të bukur që shikon qytetin e Vlorës dhe detin u ngrit tyrbja e Kuzum Babait. Në vitet 1600 u ndërtua një teqe bektashiane, e cila pati shumë sukses dhe lulëzoi në veçanti, në shekullin e 17.

Misionarët e Sulltan Mahmudit II më 1826 e shkatërruan teqenë. Në vitin 1914 teqeja e Kuzum Babasë u bë pritëse për qindra  muhaxhirët duke i mbajtur me bukë dhe gjellë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore italianët e kanë përdorur si një repart të vogël ushtarak. Mbas vitit 1945 u restauruan ndërtesat dhe u ringrit tyrbja e Kuzum Babasë. Ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj në çdo periudhë dhe sot është një nga qendrat më të rëndësishme për gjyshatën bektashiane të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

Klerikët që kanë shërbyer: Dede Ahmeti (1945-1948), dervish Qebir  Metlliu, dervish Xhelo Sinani 1950, baba Abedin Agaj (1950-1956). U përdor repart ushtarak një pjesë e ndërtesës. U mbyll me ndalimin e fesë në vitin 1967. U rihap në vitin 1992 dhe më pas u ringrit mbi themelet e teqesë së vjetër me një arkitetkturë të bukur dy katëshe me të gjitha ambientet e nevojshme nga baba Sadik Ibro, punime me beton dhe tullë e suvatuar. Rrethuar me mure pranë ka tyrben tip kupolë sipas traditës bektashiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat