“Ismail Qemali figura më e rëndësishme pas Skënderbeut”/ Historiani: Çoi në vend amanetin e heroit tonë kombëtar për themelimin e shtetit shqiptar

Historia

“Ismail Qemali figura më e rëndësishme pas Skënderbeut”/ Historiani: Çoi në vend amanetin e heroit tonë kombëtar për themelimin e shtetit shqiptar

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:49
Skënderbeu dhe Ismail Qemal Bej Vlora

Historiani Ferit Duka shprehet se Skënderbeu është konsideruar si një prej gjeneralët ushtarakë më të aftë në botë. Në një intervistë për Panorama TV në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Duka tha se Skënderbeu kishte dy detyra, një politike dhe një ushtarake.

Sipas historianit, detyra politike e Skënderbeut ishte të krijonte shtetin e përqëndruar shqiptar, por që fatkeqësisht nuk u unifikua gjatë Mesjetës.

Por, vijon Duka, amaneti i Skënderbeut është realizuar më pas nga Ismail Qemal Bej Vlora në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ferit Duka: Skënderbeu ka qenë një udhëheqës ushtarak shumë i zoti. Konsiderohet si një nga gjeneralët më të aftë në botë. Pati dy detyra themelore. Një detyrë që ishte politike dhe një detyrë që lidhej me aspektin ushtarak. Detyra politike ishte që Skënderbeu të krijonte shtetin e përqëndruar shqiptar, që për fat të keq nuk u unifikua gjatë Mesjetës.

Skënderbeu sigurisht do e kryente këtë detyrë, krijimin e shteti shqiptar, në kushtet e reja, në kushtet e një lufte të madhe. Kjo detryrë e rëndësishme eci krahas dhe u zhvillua paralelisht me detyrën tjetër ushtarake që lidhej me organizimin e luftës kundër osmanëve.

Të dyja detyrat ecnin krahas njëra-tjetrën. Realizimi i tyre ishte një gjë e sinkronizuar. Ai sa ishte e mundur, krijoi edhe shtetin që njihej si shteti i Skënderbeut. Nuk mund të kërkojmë shtetin me plotësinë institucionale. Nuk ishte një periudhë normale, por një periudhë lufte. Skënderbeu u përpoq të bashkojë territoret.

Të bashkojë principatat, t’i fusë në kuadër të këtij shteti dhe të krijonte institucionet e tij. Ishin të tilla që duhen parë si institucione në kushtet e luftës. Kishim diplomaci në kohën e Skënderbeut. Kiushte një kancelari që bënte detyrat diplomatike.

Ada Hazizolli: Cila është figura më e rëndësishme për Shqipërinë pas Skënderbeut? Ka ndonjë figurë që i përafrohet kontributeve të tij.

Duka: Në gjykimin tim është Ismail Qemal Vlora. Bëri realitet pavarësinë shqiptare, themeloi shtetin shqiptar. Është njeriu që çoi në vend amanetin e Skënderbeut. Realizoi veprën e madhe, themelimin e shtetit të pavarur shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat