Dialogu/ “Serbia me çetnikun në pushtet, Aleksandar Vuçiq, nuk e njeh Kosovën”

Intervista

Dialogu/ “Serbia me çetnikun në pushtet, Aleksandar Vuçiq, nuk e njeh Kosovën”

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 nëntor 2020 Në ora: 10:48
Avdullah Hoti Aleksandar Vucic

Analisti politik, Skënder Mulliqi në një intervisë për “Bota sot”, ka folur për situatën aktuale politike dhe rrjedhat e saj.

Ai ka komentuar situatën politike duke thënë se, nga politikat dështuese me logjikë të shekullit të kaluar, morën hov krimi i organizuar dhe korrupcioni e dukuritë tjera negative, të cilat fenomene janë duke e gërryer shoqërinë nga brenda.

I pyetur për emërimet politike, konkretisht për djalin e deputetit Haxhi Shala, ai shprehet se, po duket tash më shumë si kundërshpërblim, për votën vendimtare që ai e kishte dhënë për t’u formuar Qeveria Hoti.

Gjithashtu Mulliqi foli për arrestimet e Speciales ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, i cili u shpreh se kjo Gjykatë u formua në saje të shumë gabimeve që u bënë në shtetndërtim nga kjo klasë politike sipas të cilit ata që duhet të dënoheshin pikërisht kriminelët serbë të cilët kryen masakrat e shumta të përmasave të gjenocidit ndaj civilëve shqiptarë.

Edhe për postin e presidentin Mulliqi u shpreh se, Kosovës i duhet një president konsensual, madje edhe nëse nuk është i inkuadruar direkt në politikëbërje.

“Bota sot”: Si e komentoni situatën aktuale politike në Kosovë?

Skënder Mulliqi: Situata politike nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar që nga paslufta. Kjo gjendje politike erdhë duke u ashpërsuar nga lufta e ashpër që po bëhet për pushtet, e cila po lidhet edhe me të mira materiale. Mos aftësia e klasës politike, devijimi i saj nga rruga e demokracisë dhe progresit, bëri që Kosova të futet në kriza të ndryshme politike, në krizë institucionale permanente dhe natyrisht në krizë ekonomike dhe sociale.

Politikat e dobëta e hileqare bënë që të kemi varfëri, të kemi largime masovike të të rinjëve nga Kosova. Dihet se pa stabilitet politik, nuk kemi as stabilitet ekonomik. U formuan grupacione të biznes –politikës, edhe pse të partive të ndryshme, të cilat u lidhen fortë duke realizuar kështu interesa përfituese e zhvatëse në kurriz të qytetarëve të vendit.

Nga politikat dështuese madje do të thosha me logjikë të shekullit të kaluar, morën hov krimi i organizuar dhe korrupcioni e dukuritë tjera negative, të cilat fenomene janë duke e gërryer shoqërinë nga mbrenda. Dihet se krizat më të mëdha politike i patëm kur u bë koalicioni i madh, VLAN, e cila krizë zgjati plotë gjashtë muaj. Nga ajo periudhë në vend që të krijohen rrethanat e stabiliteti politik, ato vëtem sa shkuan duke u ashpërsuar.

Kriza më e theksuar politike na gjeti midis pandemia, kur u rrezua Qeveria e mirë Kurti. U rrëzua shumë pa bazë, për shkak se garda e vjetër nuk u pajtua më humbjen e pushtetit. U formua Qeveria e re jashtë praktikave kushtetuese mëe partinë e dytë fituese të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale, në pikun e virusit vrasës, duke e ndërlikuar situatën politike dhe atë ekonomike edhe më tepër.

“Bota sot”: Po këto emërimet politike dhe tash në fund vendimin e Vjosa Osmanit e cila e shkakroi djalin e deputetit Haxhi Shala, si i komentoni?

Skënder Mulliqi: Praktikat e punësimit të famijarëve, të ilakave dhe militantëve partiakë, nuk janë nga sot, ato datojnë shumë më herët. Më të “fortët e politikës”, mbarë sistemin e kanë mbushur më njerëz të vet, duke përjashtuar kështu shumicën, të cilët nuk po e gjejnë një vend të punës, edhe pse i kanë përgatitjet e duhura shkollore.

Po punësohen njerëzit pa kritere të caktuara profesionale. Kanë dërguar ambasador, dhe personel tjetër diplomatik në botë, që shumë nga ata nuk e meritojnë. Dihet për skandalet që na kishin ndodhur në disa përfaqësi diplomatike në botë.

Edhe emërimi më i ri i djalit të deputetit, Haxhi Shala, për konsull në Pragë, po duket tash më shumë si kundërshpërblim, për votën vendimtare që ai e kishte dhënë për t’u formuar Qeveria Hoti. Ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Vjosa Osmani, deklaroi se ajo nuk e kishte bërë një emërim të tillë, dhe ka bërë shkarkimin e tij, që edhe e ka të drejtën. Kjo prakitikë e vjetër e punësimeve dhe dërgimeve të diplomatëve, ka ardhur koha të ndërpritet, për të mirën e Kosovës.

Image
Skënder Mulliqi

“Bota sot”: Çfarë mendoni se ndodhi me procesin e dialogut, që u ndërpre të themi dhe a mendoni që brenda mandatit të qeverisë Hoti mund të ndodhë njohja e Kosovës nga shteti i Serbisë?

Skënder Mulliqi: Dialogu që është bërë deri më sot me palën serbe, kanë rezultuar në dëm të Kosovës. Dihet për të gjitha dobësit e palës tonë në këto bisedime me Serbinë e pareformuar. Hyjmë në dialog pa asnjë kusht të vetëm, dhe kjo gjatë zhvillimit të bisedimeve u pa që ishte gabim trashanik. Kosova nuk fitoi po thuaj asgjë veq premtimeve, madje as liberalizimin e vizave, e lëre të flasim për inkuadrim në strukturat relevante te BE-së, ndërsa Serbia bëri hapa konkret drejtë kësaj strukture evropiane.

Shumë pa të drejtë edhe më fajin tonë u faktorizua në rajon. Shumë marrëveshje ky shtet nuk i ka implementuar. Disa marrëveshje të interesit madhor shtetëror e nacional, si Fusnota, Demarkacioni dhe Asociacioni ishin marrëveshje në dëm të Kosovës. Kjo e fundit bëri që momentalisht të kemi ndërprerje të dialogut me palën serbe. Dhe, duhet ndërpre përfundimisht praktikën që Vuqiq, Kosovës t’ia cakton agjendën e bisedimeve.

E dimë se do të kemi prapë trysni nga BE-ja për vazhdimin e dialogut pa asnjë kusht, madje po kërkohet nga Kosova që të bëjë ndryshime kushtetuese, shkaku i Asociacionit me kompetenca ekzekutive, që nuk ish dashtë të lejohet nga pala jonë, se kështu pranojmë zhbërjën e shtetit të Kosovës. Madje, nuk duhet vazhduar bisedimet nëse Serbia nuk e heq nga preambulla kushtetuese Kosovën si pjesë përbërese e saj.

Nuk duhet me vazhdu dialogun me Serbinë, pa e njoftë pavarësinë. Ishte dashur që agjendë e bisedimeve të ardhshme të jenë edhe të pagjeturit që Serbia po i fshehë në shumë varreza të reja masive. Ka mendime të ndryshme se a do të pranon Serbia një marrëveshje përfundimtare më njohje të ndërsjellë? Unë mendoj se kjo vështirë do të ndodhë. Serbia e çetnikut në pushtet, Aleksandar Vuqiq, këtë nuk do të bënë.

Ndoshta duhet të shkon edhe kjo gjeneratë në Serbi, që të ndodhë njohja e pavarësisë. Disa po janë të mendimit se edhe nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, të vazhdohen bisedimet. Nuk do të duhej të mashtrohemi se Serbia bashkë me Rusinë heq dorë lehtë nga planet hegjemoniste karshi tokave shqiptare, me çka edhe u zgjerua shumë herë gjatë historisë.

Një fitore e madhe më duket mua për shqiptarët pas vitit 1999 ishte triumfi i Joe Bidenit, për president të ri të Amerikës, i cili Kosovën do ta vendos në top agjendë, duke i paralizuar shumë planët ekspansionite ruso -serbe në Ballkanin Perëndimor.

“Bota sot”: Si shihni arrestimet e pjesëtarëve/krerëve të UÇK-së, nga Specialja?

Skënder Mulliqi: Formimi i Gjykatës Speciale enkas për Kosovën, u bë në saje të shumë gabimeve që u bënë në shtetndërtim nga kjo klasë politike. Kurrë nuk u luftua krimi i organizuar dhe korrupcioni. Nuk funksionojë si duhet shteti ligjor. Nuk u formuan e kishte mundësi një gjykatë vendore për krimet e supozuara të luftës. Nuk u paditë Serbia për gjenocid, nuk u kërkuan as dëmet e luftës. Dhe, unë mendoj së gjitha këto i paraprinë formimit të Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë u votua në Kuvend nga shumica, dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare vështirë është të zhbëhët. Arrestimet dhe mënyra si u bënë ishte shumë e keqe, që e deligjitimon punën e kësaj gjykate. Ndërhyrjet brutale në institucione dhe bastisjet nuk ishin të nevojshme të bëhen. Sikur kjo u shfrytëzua për qëllime krejt tjera.

Tek e fundit shqiptarët dhe pjestarët e UÇK-së, kishin bërë luftë mbrojtëse, ata mbrojtën tokën e vet. Shqiptarët nuk ishin “tabelë qitjeje” për kriminelët serbe, të cilët pikërisht Gjykata Speciale duhet t’i arreston për masakrat e shumta të përmasave të gjenocidit ndaj civilëve shqiptarë. Këtë gjë po e kërkon me të drejtë edhe kongresisti amerikan, miku i shqiptarëve, Eliot Engel.

“Bota sot”: Sipas jush kujt mendoni se i takon posti i presideniti?

Skënder Mulliqi: Shumë zhurmë është duke u bërë, ende pa ardhur koha për postin e të parit të shtetit. Ka shumë mendime e kujt duhet t’i takoi. Unë mendoj, se aktualisht kemi shumë punë të tjera primare për ta mbajtur sado pak nën kontroll gjendjen e pandemisë e cila po merr shumë jetëra njerëzish.

Kjo do të duhet të vlejë për mbarë spektrin politikë, sikurse edhe masat që duhet marrë qeveria në pragë të dimrit në zbutjen e situatës së rënduar ekonomike. Parlamentarët janë duke u sjellur shumë papërgjegjshm në një situatë të tillë, duke shtuar krizën qeverisëse në vend.

Që disa kohë nuk po kalon Ligji për Rimbkëmbjën Ekonomike shumë të nevojshme. Kjo është turpëruese. Mjaft janë bërë dhe po bëhën pazare politike, kështu edhe se kujt duhet t’i takojë posti i presidentit. Kjo më duket mua është më shumë luftë për më shumë pushte , se sa është diqka urgjente dhe për të mirën e Kosovës.

Secili organ të ketë legjitimitetin e kërkuar, kështu edhe presidenca, ishte dashur që ngadalë të bëhen përgatitjet për zgjedhje të reja, e jo të mendohet në zgjerim të koalicionit, apo më mirë në arnim të tij, e pastaj protagonistët e gjithë kësaj të bëjnë zgjedhjen e presidentit, sipas valles së tyre politike. Kosovës i duhet një president konsensual, e kam thënë edhe më parë, madje edhe nëse nuk është i inkuadruar direkt në politikëbërje. Avansimi i proceseve demokratike, pastaj shtetndërtimi dhe mirëqenia e përgjithshme kërkojnë qasje krejt ndryshe shumë më produktive, dhe kërkojnë figura të reja politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat