Deputetja Drita Millaku: Vjosa Osmani presidente e Kosovës, këto janë dy sfidat e Qeverisë Kurti II

Intervista

Deputetja Drita Millaku: Vjosa Osmani presidente e Kosovës, këto janë dy sfidat e Qeverisë Kurti II

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 26 mars 2021 Në ora: 08:01
Drita Millaku, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje në këtë legjislaturë të Kuvendit, numëron gjithsej 58 deputetë.

Në mes e tyre që ka marrë besimin dhe votën e popullit për të qenë përfaqësuese e tyre, është edhe Drita Millaku.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, derisa ka falënderuar ata, ajo ka thënë se do të jetë pranë tyre dhe nuk do t’i zhgënjejë.

Millaku është shprehur e bindur së kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, do të jetë së shpejti presidente e vendit.

Ajo ka thënë se dy sfidat kryesore të qeverisë Kurti II janë lufta ndaj pandemisë së koronavirusit dhe zhvillimi ekonomik.

Deputetja ka thënë se gjendja me Covid nuk është aspak e mirë dhe se Qeveria do të mundohet që të ul numrin e të infektuarve.

Sa i përket opozitës, Millaku ka thënë se shpreson se do të jetë konstruktive, dhe do t`i lë anash inatet politike.

Intervista e plotë:

“Bota Sot”: Partia juaj, përkatësisht z. Kurti sapo e rimori udhëheqje e Qeverisë së Kosovës, cilat mund të jenë sfidat më të mëdha të Qeverisë?

Drita Millaku: Sfidat janë të shumta, por dy që e ka potencuar edhe Kryeministri Kurti. Është shëndetësia, pra lufta ndaj pandemisë dhe zhvillimi ekonomik sepse të dyja janë shumë emergjente. Andaj duhet të punohet shume, por kemi shumë sfida tjera.

“Bota Sot”: A mund të ketë ndikim pozitiv apo negativ opozita gjatë udhëheqjes të VV-së, duke e dikur se vazhdimisht partia juaj është përballur me kundërshtime?

Drita Millaku: Opozita duhet të jetë konstruktive, një opozitë e fortë konsiderohet një qeverisje e fortë. Andaj shpresojmë shumë që opozita ta kuptojë këtë, jo të kenë inate politike.

“Bota Sot”: Që nga viti i kaluar Kosova po përballen pandeminë globale Covid19, si mendoni që është menaxhuar ajo?

Drita Millaku:  Menaxhimi i pandemisë ka qenë katrastrofal. Shumë raste me Covid 19, shumë vdekje, pra menaxhimi ka qene jashtë kontrollit, e konkretisht nuk ka pas menaxhim.

“Bota Sot”: Si e komentoni që Kosova është vendi i vetëm në Ballkan, ku nuk ka vaksina kundër Covid19?

Drita Millaku: Mosmenaxhimi është arsyeja që qeverisja e kaluar që nuk ka pasur interesim fare për vaksinonim. Për këtë arsye jemi vendi i vetëm pa vaksina, kemi humbur rastin për t’i marrë vaksinat që e kemi shumë më vështirë tani.  Pra, qeveri e ministër të papërgjegjshëm kishim.

“Bota Sot”: A pritet që në udhëheqjen e Z. Kurti, përkatësisht të ministrit Vitia të ketë ulej të numrit të rasteve me Covid19?

Drita Millaku: Në qeverisjen e Kryeministrit Kurti e ministrit Vitia do të punohet shumë që numri i rasteve me Covid 19 të zvogëlohet. Sepse e kemi obligim e përgjegjësi që e ka marrë qeveria Kurti e ministri Vitia, i cili është dëshmuar që di ta menaxhojë situatën me Covid 19.

“Bota Sot”:  Ju jeni rikthyer në Kuvendin e Kosovës si deputete  e VV-së, cila janë prioritete e juaja në këtë mandate?

Drita Millaku: Angazhimi im nuk do të mungojë asnjëherë dhe besoj shumë që jam e gatshme të kontribuoj në kulturë, shëndetësi e (sidomos në sigurimet shëndetësore), siguri e mbrojtje. Pra këto janë disa fusha, ku unë mund dhe do ta jap angazhimin tim si deputete.

“Bota Sot”: Për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, numri i grave deputete është më i larti, si e komentoni këtë? Çfarë roli mund të kenë, kur dihet se në përgjithësi gratë në Kosovë janë të diskriminuara në shumë fusha?

Drita Millaku: Unë nuk lejoj të kem diskriminim gjinor dhe në subjektin LVV nuk e shoh këtë diskriminim. I përkas subjektit politik që u ka dhënë hapësirë grave. Në mandatin e kaluar unë dhe Tinka  Kurti nuk arritëm të bëhemi deputete për shkak të ligjit diskriminues . Ky është diskriminim ligjor ku shpresojmë që do të punojmë t’i ndryshojmë ligjet diskriminuese.

“Bota Sot”: Një çështje tjetër e rëndësishme për vendin është edhe zgjedhja e presidentit.  A mendoni se kandidatja e juaj për presidente znj. Osmani mund të  zgjedhjet në këtë post? Çfarë pritni nga opozita a do ta votojnë apo a do ta  bëjnë kuorumin në seancën e Kuvendit?

Drita Millaku: Është e rëndësishme që populli ka vendosur, presidentja duhet të votohet edhe nga opozita sepse është hera e parë që një grua doli e para në zgjedhje ku kërkoi votën haptas për pozitën e presidentes, populli "e ka ndarë shapin prej sheqerit" . Jam e bindur që Vjosa Osmani do të bëhet presidente dhe atë shumë shpejt.

“Bota Sot”: Cili është mesazhi juaj për  ata që ju votuan?

Drita Millaku: Dua të falënderoj të gjithë votuesit për besimin që ma dhanë. Unë nuk do ta zhgënjej asnjërin votues timin sepse do të punoj  dhe si gjithmonë do të qëndroj afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat