Modeli për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi? Flet guvernatori i Tirolit Jugor

Intervista

Modeli për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi? Flet guvernatori i Tirolit Jugor

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:05
Arno Kompacher

Shembulli i Tirolit të Jugut në Itali është përmendur si një zgjidhje e mundshme në dialogun Kosovë-Serbi disa herë dhe është përsëritur në një nga “non-paper”-at ​​si zgjidhje për veriun e Kosovës. Në një intervistë për “Kosovo Online”, guvernatori i Tirolit të Jugut, Arno Kompacher, deklaron se shumë delegacione e kanë vizituar Tirolin e Jugut gjatë dekadave të fundit për të mësuar më shumë nga përvoja e tyre, përfshirë Dalai Laman.

Ai është shprehur krenar për faktin që Tiroli i Jugut shpesh përdoret si model i bashkëjetesës paqësore.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon sheh zgjidhje në një “non-paper“ lidhur me marrëveshjen që synohet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që parasheh, ndër tjerash, themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Komenti juaj për faktin se modeli i Tirolit të Jugut përmendet si zgjidhje në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës?

Në ditët e sotme, instrumentet për t’u përshtatur me konfliktet e brendshme etnike po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi në të gjithë botën. Prandaj, ne kemi vërejtur se ka një interes në rritje për autonominë e Tirolit të Jugut në vitet e fundit. Kuadri ligjor i autonomisë garantoi bashkëjetesën e tri grupeve etnike në territorin tonë dhe qetësoi konfliktin në Tirolin e Jugut pas Luftës së Dytë Botërore.

Sidomos, kur mendojmë për të kaluarën problematike të Tirolit të Jugut me fashizmin italian dhe okupimin nacional-socialist, mendoj se 50 vjet pas zbatimit të statutit tonë për autonominë, mund të themi me siguri se kemi një rrugë mjaft të suksesshme pas nesh. Sot, Tiroli i Jugut përdoret shpesh si një model i bashkëjetesës paqësore midis grupeve të ndryshme gjuhësore dhe është përmendur si një shembull në raste të ndryshme gjatë viteve.

Me cilët shembuj e krahasoni më shumë?

Krimenë, Qipron, Nago-Karabakun, Rojavën, për të përmendur vetëm disa. Shumë delegacione e kanë vizituar Tirolin e Jugut gjatë dekadave të fundit për të mësuar më shumë nga përvoja jonë. Vizitorët më të shquar mund të kenë qenë Shenjtëria e Tij, Dalai Lama dhe qeveria Tibetiane në mërgim, por përfaqësues të pakicave të ndryshme në Evropë, përfaqësues të shteteve dhe organeve të të drejtave të njeriut si Këshilli i Evropës ose OSBE e vizitojnë rregullisht Tirolin e Jugut. Ekspertët tanë janë të përfshirë në kompani këshilluese në të gjithë botën. Prandaj, nuk është risi për ne që autonomia jonë ka marrë vëmendje dhe ne jemi gjithmonë mirënjohës nëse mund të ndihmojmë me përvojën dhe njohuritë tona.

A mendoni se diçka e tillë mund të jetë me të vërtetë zgjidhje në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë?

Ne gjithmonë specifikojmë që autonomia jonë nuk është e realizueshme hë për hë. Në çdo konflikt, ka shumë faktorë të veçantë, siç janë situata historike dhe ekonomike, kuadri ligjor dhe aspektet shoqërore, të cilët duhet të merren parasysh. Autonomia jonë nuk është kurë, por mund të jetë interesante të shohim nga afër disa nga procedurat dhe instrumentet e suksesshme të Tirolit të Jugut, të tilla si sistemi ynë proporcional etnik, komisionet tona të përbashkëta që merren me autonominë, ose të drejtat tona gjuhësore dhe kulturore. Dhe një nga mesazhet tona më të rëndësishme mbetet, se ia vlen të negociohet paqësisht për të gjetur një kompromis.

A besoni se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së?

Ne kemi parë në disa raste në të kaluarën që vëmendja ndërkombëtare mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Gjithashtu në Tirolin e Jugut, ndërkombëtarizimi i konfliktit dhe, më vonë, rezolutat e Kombeve të Bashkuara të viteve 1960 dhe procesi i integrimit evropian ishin faktorë të rëndësishëm. Ndërmjetësimi është gjithmonë i dobishëm, por ndryshimi i vërtetë duhet të arrihet përmes negociatave midis palëve të përfshira në gjetjen e një kompromisi paqësor. Rruga e Tirolit të Jugut ka qenë gjithmonë rrugë e negociatave dhe negociatat janë ende kryesore.

A duhet që vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE sa më shpejt të jetë e mundur?

Unë mbështes fuqimisht projektin evropian dhe një Evropë të bashkuar, kështu që gjithmonë kam qenë pro angazhimit të Bashkimit Evropian për të mbështetur integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Mendoj se duhet të merrni parasysh procesin e aplikimit rast pas rasti – megjithëse nuk jam ekspert i Ballkanit Perëndimor – përshtypja ime është se situata ndryshon nga vendi në vend. Sidoqoftë, është e rëndësishme që BE-ja të mbajë marrëdhënie të rregullta bilaterale me parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të investojë në forcimin e bashkëpunimit.

Si e shihni ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkan?

Unë mendoj se në përgjithësi, ndikimi i Kinës po rritet në botë, veçanërisht projektet “Një rrip, një rrugë” kanë një ndikim të fortë në botë, dhe gjithashtu në Ballkan. Sigurisht, ndikimi i Rusisë është gjithashtu në rritje, veçanërisht në Ballkan. Ne jetojmë në një botë globale ku Evropa duhet t’i mbrojë interesat e saj, veçanërisht në kontinent. Dhe të mos harrojmë lidhjen historike midis disa vendeve të BE-së dhe Ballkanit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon sheh zgjidhje në “non-paper“-in që u publikua së fundmi lidhur me marrëveshjen që synohet të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që parasheh, ndër tjerash, themelimin e një “distrikti autonom të Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat