Paralajmëron infektologu Sadiku: Rrezikojmë valë të re të Covid-19

Intervista

Paralajmëron infektologu Sadiku: Rrezikojmë valë të re të Covid-19

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 30 shtator 2021 Në ora: 18:49
Izet Sadiku

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, infektologu Izet Sadiku, ka thënë se në rast se nuk mbikëqyren në mënyrë rigozore masat kundër pandemisë, Kosova mund të përballet me një valë të re të Koronavirusit.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Sadiku ka thënë se metoda më e mirë për ta vendosur nёn kontroll COVID-19, është vaksinimi. Ai ka theksuar se hulumtimet në botë nuk kanë treguar se vaksina shkakton fertilitet, duke ftuar qytetarët që të vaksinohen.

Sadiku, që është kandidat për asamblenë komunale në Prishtinë, ka treguar arsyen se pse i është bashkuar garës me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se Përparim Rama do ta zhvillojë Prishtinën nё njё qytet, tё cilin shumё qytetarё e kanё ëndёrruar.

Infektologu tutje ka theksuar se prioritet i tij do të jetë krijimi i njё Qendre pёr trajtim Paliativ dhe ndёrtimi i spitalit tё qytetit.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Z.Sadiku, si e vlerësoni gjendjen aktuale me Koronavirus në Kosovë? Ditëve të fundit është vërejtur rënie e numrit të viktimave dhe të rasteve të reja me Covid-19. Çka ndikoi në rënie?

Izet Sadiku: Rënien e numrit tё te infektuarve dhe tё rasteve tё vdekjes nga COVID-19 e kemi parё edhe nё fazat tjera të sёmundjes pas disa javësh, kur fillon tё normalizohet situata epidemiologjike, kur kёsaj ia shton edhe masat qё ka marrё Qeveria, tё cilat kanё ndikuar qё tё kemi njё situatё stabile epidemiologjike me COVID19.

“Bota sot”: A duhet të ketë lirim të masave anti-Covid, me rënien e rasteve, marrë parasysh edhe presionin e sektorit të Gastronomisë?

Izet Sadiku: Lirimi i masave nёpёr vende tё ndryshme bёhet duke u bazuar nё % e e popullsisё sё vaksinuar dhe situatёs epidemilogjike. Prandaj, duhet tё vazhdojë ritmi i rritur i vaksinimit tё qytetarёve dhe monitorimi i situatёs epidemiologjike pёr tё marrё masa tjera.

“Bota sot”: A rrezikon Kosova edhe një valë të rritjes së infektimeve nga Covid-19? A mund të ndikojë rënia e temperaturave në rritjen e rasteve?

Izet Sadiku: Ne e dimë se deri tani janё vaksinuar vetёm 28% e popullsisë dhe kjo na tregon se ende ёshtё numri i vogёl i tё vaksinuarve, pastaj fillimi i vitit shkollor dhe hapja e njё pjese tё gastronomisё, rënia e temperaturave, e cila ndikon qё njerёzit tё rrinë mё shumё nё hapësira tё brendshme dhe paraqitja e gripit sezonal, janё faktorё, qё nëse nuk mbikëqyren nё mёnyrё rigoroze mund tё ndikojnё nё rritjen e rasteve tё reja.

Prandaj, duhet mbikëqyrje shumё rigoroze e situatёs epidemiologjike, sepse ekziston rreziku i rritjes sё rasteve me COVID-19 dhe paraqitjes sё njё vale tё re me COVID-19.

“Bota sot”: Si i komentoni teoritë konspirative kundër vaksinës anti-Covid, ka të tilla që thonë se vaksina ndikon edhe në fertilitet?

Izet Sadiku: Vaksina ёshtё metoda mё e mirё pёr ta vendosur nёn kontroll Pandeminë COVID-19, prandaj i ftoj qytetarёt qё tё vaksinohen, sepse vaksinimi ёshtё mjeti mё efikas pёr t’u mbrojtur nga COVID-19. Tё gjitha hulumtimet e bёra deri me tani kanё treguar se efektet anёsore tё vaksinave janё tё papёrfillshme nё krahasim me benefitet qё i ka vaksina. Nuk ёshtё treguar qё vaksina shkakton fertilitet dhe kjo ёshtё arsyeja qё plot vende kanё filluar edhe vaksinimin e fёmijёve mbi moshёn 12 vjeçare.

Prandaj, ftoj qytetarёt qё tё vaksinohen, sepse kёshtu ata mbrojnё veten dhe mё tё dashurit e tyre.

“Bota sot”: I jeni futur garës për asamblenë në Prishtinë, në kuadër të LDK-së? Pse morët vendim për ta përkrahur Përparim Ramën?

Izet Sadiku: Gjatё kёsaj periudhe gati dyvjeçare kam qenё i angazhuar nё ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe besoj qё kam arritur ta jap kontributin tim profesional duke ju ndihmuar pacientёve pёr t’u ballafaquar me kёtё sёmundje shumё tё rёndё. Ky angazhim mё ka rritur dёshirёn time qё tё vazhdoj kontributin edhe pёr qytetin ku kam lindur dhe jam zhvilluar. Pёrparim Rama mё ka bindur se ka njё projekt, i cili Prishtinёn e zhvillon nё njё qytet, tё cilin shumё qytetarё e kanё ëndёrruar. Nё njё qytet tё pastёr, me shesh, ku qytetari do tё jetё nё qendër tё fokusit, me sistem tё avancuar tё shёndetёsisё , me zhvillim tё agroturizimit nё zonat rurale, tё cilat do tё jenё pjesё e integruar e zhvillimit tё qytetit.

“Bota sot”: Pse duhet prishtinasit të votojnë për juve dhe jo për kandidatët tjerë? Çka do të bëni ndryshe për ata?

Izet Sadiku: Obligim i imi është që të jem më afër pacientëve, e sidomos gjatë kësaj kohe kur të gjithë kemi kaluar apo jemi në një situatë të vështirë. E rëndësishme është që kontributi im dhe përkushtimi në fushën e mjekësisë të vazhdojë edhe më tutje, në mënyrë që së bashku të kalojmë çdo situatë të vështirë.

Nga ana tjetër, përvoja ime që nga pas lufta për 20 vite me radhë më ka bërë që të mishërohem me problemet e kolegëve të mi. E rëndësishme për mua është të punoj dhe kontribuoj për stafin mjekësor në realizimin e projektit të Përparim Ramës të paraparë për shëndetësinë.

“Bota sot”: Cilat do të jenë prioritet dhe angazhimet tuaja për qytetarët e Prishtinës, në sektorin e shëndetësisë?

Izet Sadiku: Prioritet kryesore do tё jenё nё fushёn e shёndetёsisё, duke ditur se unё jam mjek me profesion dhe atё nё vazhdimin e zhvillimit dhe avancimit tё sistemit tё Mjekësisё familjare, vazhdimit e rritjes sё shёrbimeve tё kujdesit shtёpiak, duke shkuar drejt krijimit tё njё Qendre pёr trajtim Paliativ, qё do tё trajtonte pacientёt nё fazёn terminale, sepse numri i tё sёmurёve me sёmundje malinje po rritet gjithnjё e mё shumё dhe ndёrtimin e spitalit tё qytetit me çka do tё lirohej QKUK dhe qytetarёt e Prishtinёs do t’i merrnin shёrbimet sekondare nё spitalin e qytetit siç ndodh sot nё tё gjitha qytetet e Kosovёs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat