Halit Barani: Presidentja dhe Kryeministri të padisin Serbinë për gjenocid, ky person ka fakte e prova të mjaftueshme për padinë

Intervista

Halit Barani: Presidentja dhe Kryeministri të padisin Serbinë për gjenocid, ky person ka fakte e prova të mjaftueshme për padinë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 26 tetor 2021 Në ora: 19:02
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani

Kryetari i KMDLNJ-së në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Halit Barani, në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur për qeverisjen aktuale, nga veprimet e saj të deritanishme lidhur me dialogun, me të pagjeturit e padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Barani thotë se është skeptikë se kjo qeveri e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mund të bëjë ndryshime sa i përket të pagjeturve ose karshi Serbisë në dialog, pasi sipas tij, Kurtit i mungojnë njerëzit kompetentë.

Sa i përket padisë për gjenocidin, Barani thotë se ‘edhe Presidentja edhe Kryeministri ishte dashur të bashkëpunojnë me KMDLNJ në Prishtinë dhe një prej atyre që ishte dashur të jetë i angazhuar në këtë drejtim kishte me qenë drejtori ekzekutiv i KMDLNJ, Behxhet Shala-Bajgora i cili besoj se ka fakte e prova të mjaftueshme për padinë në fjalë pasi që ai i ka të grumbulluara të gjitha rastet e dhunës duke filluar nga keqtrajtimi fizik, plagosje, vrasje, vrasjeve në masë apo masakrave’.

Image
Kryetari i KMDLNJ-së në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Halit Barani

Intervistoi: Hava Orana Xhukolli

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen e deritanishme të kryeministrit Albin Kurti?

Halit Barani: Qeverisja e deritanishme e Albin Kurtit, sipas mjeteve të informimit dhe sipas veprimeve të tij unë mendoj se është një qasje e tij shumë e gabueshme, kur e them këtë e kam parasysh se ai pa dhënë asnjë arsyeje shkarkoi disa borde të institucioneve të ndryshme, borde këto që i zëvendësoi me persona tjerë që vazhdimisht sipas informatave të mediave ato janë zëvendësuar me anëtarë apo simpatizantë të LVV-së. Kjo nuk përkon me farë rregulli, me mençuri.

“Bota sot”: Si e shihni kryeministrin Kurti karshi dialogut?

Halit Barani: Unë jam shumë skeptik se do t’ia dalë në dialog, kur e them këtë jam i bindur se Albin Kurti nuk ka njerëz, ekspertë të lëmive të ndryshme që do ta përfaqësojnë këtë qeveri në dialogun Kosovë-Serbi, në dialog duhet të marrin pjesë ekspertë të lëmive të ndryshme, ekspertë me plot kuptimin e fjalës. Unë mendoj se Albini nuk ka njerëz, ekspertë që mund të flasin në emër të Kosovës për Kosovën. Albini gjithherë i ka kritikuar pjesëmarrësit kosovarë të partive të ndryshme, se kinse në dialog po marrin pjesë njerëz të papërgatitur, ata që flisnin në emër të Q. së Kosovës pjesëmarrësit në dialog të cilët ishin njerëz të dëshmuar, ai tani nëpër bisedime të ndryshme me Serbinë e ku ndërmjetësues janë përfaqësues të BE-së por edhe të SHBA-ve, dërgon njerëz të papërgatitur për dialog, se është kështu flet fakti se nuk pati njerëz të denjë as për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

“Bota sot”: A besoni se kjo qeverisje mund të bëjë hapa më të mëdhenj drejt zbardhjes së vrasjeve në Kosovë, nga ana e serbëve?

Halit Barani: Sa i përket zbardhjes së vrasjeve të grave shtatzëna, fëmijëve, pleqve, plakave, njerëzve të paralizuar, dhunimeve të femrave në Kosovë gjatë luftës së UÇK-së 1998 / 99 nga ushtria, policia, paraushtarakët dhe civilët e armatosur kriminelë çetnik serbë, ashtu si dhe tjerat qeveri deri më tani, as Albin Kurti nuk do ta bëjë asnjë hap përtej atyre, udhëheqësve të Kosovës që ishin para Albinit. Këtë e them duke u bazuar në të kaluarën, përkatësisht në Qeveritë e kaluara të cilat posa merrnin pushtetin i përmendnin fillimisht se do të zbardhin të gjitha rastet e tilla por me kohën ata i harronin fare, kishin tjera punë, merreshin me veten e tyre, me njëri tjetrin, fajtorin apo doravrarsësit i kërkonin në mesin e tyre, së është kështu janë dëshmitë që i kemi parë dhe dëgjuar nëpër mbledhje, në Parlamentin e Kosovës dhe i kemi lexuar nëpër media (gazeta) të ndryshme.

“Bota sot”: A është momenti që Presidentja Vjosa Osmani të padit Serbinë për gjenocid?

Halit Barani: Se a është momenti që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të padit Serbinë për gjenocid, momenti ka qenë gjithherë që nga shtatori 1999, por një gjë dihet saktësisht, unë mendoj se edhe Presidentja edhe Kryeministri ishte dashur të bashkëpunojnë me KMDLNJ në Prishtinë dhe një prej atyre që ishte dashur të jetë i angazhuar në këtë drejtim kishte me qenë drejtori ekzekutiv i KMDLNJ, Behxhet Shala-Bajgora, i cili besoj se ka fakte e prova të mjaftueshme për padinë në fjalë pasi që ai i ka të grumbulluara të gjitha rastet e dhunës duke filluar nga keqtrajtimi fizik, plagosje, vrasje, vrasjeve në masë apo masakrave, djegie të trupave të pajetë të shqiptarëve, disa prej femrave të dhunuara, vrasjeve të bagëtive, djegie të pyjeve, plaçkitjeve të shtëpive, plaçkitjeve të bagëtive, shpezëve, djegie të shtëpive dhe objekteve ndihmëse, djegie të Bibliotekave personale (individuale), shtëpive të kulturës, objekteve të kinos, xhamive etj.

“Bota sot”: Si e vlerësoni faktin që disa ish-ushtarë të UҪK-së po akuzohen për krime lufte në Hagë?

Halit Barani: Sa i përket faktit që disa ish-ushtarë të UÇK-së po akuzohen për krime lufte në Hagë, atje ishte dashur të akuzohen e dënohen ata që kanë kryer gjenocid mbi popullatën shqiptare në Kosovë e jo ata që kanë bërë përpjekje ta mbrojnë pragun e shtëpisë, popullin e vet, tokën e Kosovës.

“Bota sot”: Sa ka punuar Kosova në drejtim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve?

Halit Barani: Se sa ka punuar Kosova në drejtim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve, fatkeqësisht ka punuar shumë pak, vet fakti se edhe mbi 1. 600 shqiptarë pa dallim moshe a gjinie të cilët kanë qenë të arrestuar nga ushtria, policia, paraushtarakët dhe civilët e armatosur kriminelë çetnik serbë, ende që nga vitet 1998 / 99 nuk dihet për fatin e tyre, kjo flet vet se sa është punuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Edhe në këtë drejtim mendoj se qeveria e ka bërë një gabim fatal kur nga mjekësia ligjore e largon kryetarin edhe pse i kishte kaluar mandate vendin e ka pas si kryesues aty, Arsim Gërxhaliu, ky është dashur të rizgjidhet prapë pasi ky është ekspert i dëshmuar për ta udhëhequr këtë mjekësi.

“Bota sot”: Qeverisje në qytetin tuaj të Mitrovicës, ka ndryshuar në këto zgjedhje, si e shihni qeverisjen e re?

Halit Barani: Sa i përket qeverisjes së re në Mitrovicë mbetet ë shihet, pasi që ende nuk e ka marrë detyrën qeverisja e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat