Kilaj i PDK-së me akuza për blerje të votave nga NISMA – jep detaje nga koaliconi me LDK-në

Intervista

Kilaj i PDK-së me akuza për blerje të votave nga NISMA – jep detaje nga koaliconi me LDK-në

Arife Morina Nga Arife Morina Më 12 nëntor 2021 Në ora: 21:44
Isni Kilaj dhe Memli Krasniqi

Edhe në komunën e Malishevës, sikur në shumicën e komunave tjera pritet të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, më 14 nëntor.

Lidhur me procesin zgjedhor në Malishevë, planet dhe pritshmëritë flet në një intervistë për gazetën “Bota sot” kandidati i PDK-së, Isni Kilaj.

Kilaj hodhi akuza të rënda ndaj Nismës Socialdemokrate dhe kandidatit të saj për blerje të votave.

Ai pret fitore bindëse në raundin e dytë, mirëpo tregoi se u befasua në raundin e parë që doli i pari kundërkandidati i tij.

Gjithashtu, Kilaj dha detaje për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai tregoi se në rast të fitores LDK-ja do ta ketë pozitën e nënkryetarit të komunës dhe pesë drejtori.

“Bota sot”: Si e komentoni në përgjithësi procesin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit?

Isni Kilaj: Procesi i zgjedhjeve është përcjell me një presion të paparë të Nismës me mekanizmat e komunës. Kanë blerë vota e janë arrestuar aktivistë të Nismës. Kanë shpërnda pajisje bujqësore edhe natën e zgjedhjeve, presion te shfrytëzuesit e asistencës sociale etj.

“Bota sot”: A ka qenë i pritshëm rezultati në komunën e Malishevës, pasi dihet si ky është cilësuar si bastion i NISMA-s?

Isni Kilaj: Nuk e kam prit me dal e para Nisma. Blerja e votës ka ndikuar!

“Bota sot”: A mendoni se do ta mposhtni kundërkandidatin tuaj të NISMA-s në raundin e balotazhit?

Isni Kilaj: Jam i sigurt që do e mposhti, bile bindshëm!

“Bota sot”: Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë ka arritur marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për përkrahje në balotazh, a na tregoni çka konkretisht përmban kjo marrëveshje?

Isni Kilaj: Nënkryetarin dhe 5 drejtori.

“Bota sot”: Cilat janë tri prioritetet tuaj në programin tuaj qeverisës?

 Isni Kilaj:
Uji, rryma dhe zgjidhja e problemit me ujërat e zeza.

“Bota sot”: Në garën e tërësishme për komuna a mendoni se PDK-ja ka korrur sukses në këto zgjedhje lokale?

Isni Kilaj: Po, PDK-ja ka fituar në shumë komuna të rëndësishme!

“Bota sot”: Cila ka qenë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve?

Isni Kilaj: Rënia e madhe e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat