Mjeku dhe diplomati britanik: Putin vuan nga ky sindrom, personaliteti i tij duket se ka ndryshuar

Intervista

Mjeku dhe diplomati britanik: Putin vuan nga ky sindrom, personaliteti i tij duket se ka ndryshuar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:52
David Owen

Ish-ministri i Jashtëm i Britanisë thotë se Putin po shfaq shenja të sindromës hubris. Lordi David Owen ka qenë shefi i diplomacisë britanike nga viti 1977 deri në 1979 dhe është mjek në profesion. Ai është autori i librit “Në shëndet e në pushtet”, i cili shpjegon se si sëmundja fizike ose mendore mund t’i shtyjë liderët politikë në veprime të paarsyeshme dhe të pamatura, duke ndikuar kështu te procesi i vendimmarrjes dhe funksionimi i shtetit.

Në një intervistë për greken “Kathimerini”, ai analizon vendimet e Putinit dhe luftën në Ukrainë.

Ju keni shkruar gjerësisht për sindromën hubris. A shihni te Putini shenja klasike të saj, duke pasur parasysh se nuk ka njeri që të kundërshtojë vendimet e tij?

Unë mendoj se ai është rritur shumë më i izoluar dhe pyes veten se çfarë ka ndodhur. Dua të them, ai ka kaluar shumë detyra. Ndihmësi i kryetarit të bashkisë së Shën Petërsburgut, fillimisht. Më pas ndihmon [Boris] Yeltsin. Pastaj tregon se ka kurajën ta mbrojë familjen e tij dhe Jelcin e bën president. Ai fiton zgjedhjet presidenciale në dy zgjedhjet që pasojnë, ndoshta mbart me vete shumicën e opinionit publik.

Mendoj se ndonjëherë ka pasur popullaritet – në 2012, pasi u largua nga detyra e presidentit dhe ia kaloi këtë post Dmitry Medvedev-it për njëfarë kohe. Ai u kthye në atë post – dhe gjatë zgjedhjeve dukej i shqetësuar se mund të humbiste. Dhe që nga viti 2012, personaliteti i tij duket se ka ndryshuar.

Shikoni fytyrën e tij. Çfarë nuk shkon me të? Është folur për një operacion plastik që ka shkuar keq ose injeksione botoksi. Kam frikë se mund të jetë diçka më shqetësuese. Mund të jetë fytyra e dikujt që merr doza të mëdha steroidesh.

Dhe kjo është arsyeja pse ai ka frikën konstante se mund të infektohet nga Covid. Steroidet shkatërrojnë imunitetin dhe e bëjnë më të vështirë përballjen me infeksionet. Por steroidet të prekin edhe personalitetin. Dhe në këtë pikë, unë mendoj se ai është një njeri tjetër. Mënyra ngacmuese me të cilën u drejtohet zyrtarëve të tij, fytyra që tregon nuk më duket se përputhet plotësisht me Putinin që kemi parë më parë.

Mendoj se gjithçka i ka kaluar në kokë dhe e ka bërë përçmues. Unë kam shkruar shumë në të kaluarën për arrogancën dhe mënyrën se si liderët ndryshojnë, dhe mendoj se ky është rast klasik – ne po shohim një njeri që ndryshon. E kam përmendur shpesh fjalën greke hubris, dhe ju të gjithë e dini që edhe në Greqinë e lashtë, udhëheqësit që u bënë hubristë shiheshin si të rrezikshëm dhe njerëzit kishin frikë nga pasojat e këtyre ndryshimeve.

Në botën moderne është e vështirë t’i bindësh njerëzit për këtë, por unë kam shkruar shumë dhe jam i bindur se përbuzja është një nga tiparet që shihni te hubristët, dhe tek sjellja e Putinit e kam parë. Nuk mendoj se përbuzja ka qenë një shenjë dalluese e tij, por tani është. Dhe unë mendoj se kjo qasje tallëse, kjo prej njeriu që mendon se i di të gjitha është e rrezikshme.

A mendoni se Lufta e Ftohtë është kthyer në Evropë?

Kam frikë se po kthehet në një luftë të nxehtë. Kam frikë se kjo është shumë më serioze se periudha e Luftës së Ftohtë. Njerëzit – sapo të fillojnë të përdorin armë dhe të vrasin njerëz, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet për ta – fillojnë të përdorin armë edhe më të fuqishme, vrasin edhe më shumë njerëz. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shumë, shumë shqetësuese. Dhe ne të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar.

A mendoni se sanksionet do të arrijnë ta ndalojnë Putinin t’i çojë gjërat më tej?

Unë nuk mendoj se Putini do të marrë shumë vëmendje. Unë mendoj se, dalëngadalë, populli rus do të fillojë të pyesë: “Pse po i sulmojmë bashkëqytetarët tanë sllavë, vëllezërit me të cilët ndajmë fenë, të krishterët ortodoksë?” Dhe unë mendoj se do të ketë gjithnjë e më shumë pyetje në lidhje me të gjithë bazën e këtij sulmi dhe pyetje në lidhje me shkallën në të cilën Presidenti Putin avancuar ngadalë por pa pushim drejt të qenit efektivisht një diktator.

Është vetëm një njeri që po i merr këto vendime. Ata nuk kanë asnjë peshë apo legjitimitet demokratik. Dhe unë mendoj se ata janë thellësisht të penduar. Fatkeqësisht, ne përballemi me të tani dhe duhet të bëjmë gjithçka mundemi si një aleancë mbrojtëse.

NATO nuk mund të përfshihet në këtë betejë. Ne jemi një aleancë mbrojtëse, por mund të bëjmë maksimumin për të ndihmuar popullin ukrainas dhe po e bëjmë këtë, dhe sanksionet do të tërheqin vëmendjen e rusëve për atë që po ndodh sepse atyre nuk do t’u thuhet e vërteta nga lideri i tyre dhe ata do të duhet të fokusohen gjithnjë e më shumë.

Edhe ushtria ruse do të pyesë veten: “A është kjo një luftë legjitime? A është kjo një luftë me të cilën Rusia do të mbahet mend në histori? Apo është ky një vendim i çuditshëm nga një president që ka treguar gjithnjë e më shumë se nuk ka kontakte?”

Ai ka qëndruar larg, në zonën e tij të sigurt nga Covid-i, duke mos folur me askënd tjetër përveç një grupi të vogël udhëheqësish ushtarakë. Dhe unë mendoj se ai ka bërë një gabim të madh. Nuk do të jetë e lehtë. Dhe nuk mendoj se do t’ia dalë.

*Sindroma Hubris është e lidhur me pushtetin. Gjasat që të shfaqet shtohen me kohën që një njeri qëndron në pushtet dhe me masën e pushtetit që ai ka në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat