David Deutsch: Iluminizmi na nxori nga prapambetja, ai do ta shpëtojë njerëzimin nga katastrofat

Intervista

David Deutsch: Iluminizmi na nxori nga prapambetja, ai do ta shpëtojë njerëzimin nga katastrofat

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:39
David Deutsch

David Deutsch, 68 vjeç, është një fizikant britanik, që jep mësim në Universitetin e Oksfordit. Ai konsiderohet si një pionier në fushën e llogaritjes kuantike. Në një manifest mbi progresin e pakushtëzuar të botuar kohët e fundit në Gjermani, ai argumenton se një shpërthim i pafund i njohurive njerëzore filloi me Iluminizmin e shekullitXVIII-të. Në njëintervistë për Der Spiegel, Deutsch thotë se njerëzimi mund t’i zgjidhë të gjitha problemet akute si për shembull kriza e klimës. Sipas Deutsch progresi është çelësi teknik, moral, politik dhe shkencor.

Profesor, ju besoni se pas miliarda e miliarda vitesh monotoni absolute në Univers, njerëzimi mund ta riformësojë atë sipas dëshirës së tij. Pra se po vjen një epokë e re kozmologjike. E keni seriozisht këtë që thoni?

Unë nuk jam i pari që propozoj këtë ide. Gjeologu italian Antonio Stopani nuk pati asnjëhezitim në shekullin XIX,ta shpallte njeriun si një fuqi të re në univers, ekuivalent me fuqinë e gravitetit.

Pra të udhëtojmë në planetë të largët? Të përdorim energjinë e vrimave të zeza? Tëpushtojmë galaktika të tëra?

Nuk po them se do t’i bëjmë të gjitha këto. Po them vetëm se në parim nuk ka asgjë që të na ndalë. Mund të na pengojnë vetëm ligjet e fizikës. Por për momentin, ne nuk dimë një ligj të fizikës që të na ndalojë për shembull të udhëtojmë drejt yjeve të largët.

Teorikisht, kolonizimi i galaktikës sonë mund të jetë i mundur. Por si do të funksiononte kjo në prakitë?

Truri i njeriut, i ndihmuar nga kompjuterët tanë, mund të krijojë njohuritë e nevojshme për këtë. Edhe pse ende nuk e dimë se si.

Kolegu juaj i ndjerë Stephen Hawking nuk kishte aq shumë shpresa mbi Homo sapiens. Ai mendonte se ne ishim “thjesht një llum kimik në një planet me përmasa mesatare, që rrotullohej rreth një ylli mesatar në periferinë e jashtme të njërit nga 100 miliardë galaktikat…

Kjo është e vërtetë. Ashtu siç është e vërtetë se në një farë kuptimi lufta në Ukrainë u shkaktua nga atomet. Por kjo nuk shpjegon asgjë. Ajo që na nevojitet për të kuptuar botën dhe rolin tonë në të janë shpjegimet, dhe jo deklaratat boshe.

Deri më sot kemi arritur të fotografojmë një vrime të zezë. Po ashtu mund të modifikojmë gjenetikisht njerëzit dhe të zhvillojmë brenda disa muajsh një vaksinë kundër një patogjeni të ri. A nuk janë këto përparime të mëdha?

Po, por po ecim më ngadalë se sa potenciali që kemi.

Biologu Richard Dawkins beson se ndoshta kjo ndodh pasi truri ynë nuk mjafton për të kuptuar botën gjithnjë e më komplekse. Tek e fundit dikur ai evoluoi për t’u përballur me problemet në savanën afrikane. Ndërkohë tani duhet të merremi me yjet, reaksionet kuantike dhe ato bërthamore….

Dawkins e anashkalon faktin se në thelb ekziston vetëm një lloj kompjuteri. Pavarësisht nëse është laptopi juaj, apo një super–kompjuter për modelimin e klimës, çdo kompjuter mund të kryejë të njëjtat llogaritje. Dhe truri ynë nuk është gjë tjetër veçse një kompjuter universal. Hardueri i tij mund të zbatojë çdo program, dhe ne mund të përdorim memorie shtesë në kompjuterët tanë, nëse kjo është e nevojshme. Por është një kompjuter i përshtatshëm për të kuptuar savanën, por jo qiellin. Ne nuk mund ta ndërtonim një të tillë edhe nëse do të përpiqeshim. Pasi kjo shkel ligjet e fizikës.

Po sikur të arrijmë një kufi të asaj që mund të shpjegohet?

Nëse këto kufij nuk përcaktohen nga ligjet e fizikës, atëherë ju po i referoheni të mbinatyrshmes.

Zotit?

Shumë studiues nuk janë të vetëdijshëm se po i drejtohen të mbinatyrshmes, kur thonë se diçka tjetër përveç fizikës na pengon që ta kuptojmë botën. Edhe në mesin e ateistëve, ka një ndjenjë religjioze të mbetur, kur ata flasin për çështje si mendja, universi dhe vendi ynë në të.

Ju thoni në librin tuaj të fundit se natyra e ka pajisur Homo sapiens me një tru me të cilin mund të pushtojë galaktikën. Atëherë pse njerëzit kanë përdorur vetëm sëpata guri për dhjetëra mijëra vjet?

Sepse ata e përdorën trurin pothuajse ekskluzivisht për të transmetuar kulturën e tyre. Mjerisht, duke mos e përmirësuar atë. Kjo është tragjedia më e madhe në histori, e cila na ka shkaktuar më shumë vuajtje se sa çdo tjetër.

Nëse përparimi ishte kaq i dobishëm për shoqërinë, pse nuk ndodhi më shpejt?

Fatkeqësisht, idetë që demonizojnë të qenit ndryshe, kanë një avantazh kulturor-evolucionar ndaj atyre që mburren me të qenit ndryshe. Kjo është arsyeja pse idetë e reja e kanë të vështirë të përhapen. Për shembull, shumë shoqëri tradicionale sakrifikuan ushqimin e tyre më të mirë për perënditë. Tani çfarë ndodhi me atë që tha:Pse të mos i ushqejmë fëmijët me këto ushqime, në vend se t’i harxhojmë ato Për perënditë? Ai vritej. Ideja e tij nuk mund të përhapej në atë shoqëri.

Prapëseprapë, edhe në shoqëritë shumë statike, përparimi nuk u ndal plotësisht …

Keni të drejtë. Kultura ndryshoi, por shumë ngadalë sa për ta vënë re forcuesit e stabilitetit kulturor. Bibla thotë:”Ajo që ka qenë, do të jetë përsëri. Ajo që është bërë, do të bëhet përsëri, dhe nuk ka asgjë të re nën Diell”.Kjo do të thotë, se për një person që jetoi qindra vjet para Krishtit, bota nuk dukej se kishte ndryshuar. Gati të gjithë jetuan një jetë, në të cilën nuk panë kurrë asgjë të re.

Ç’duhej të ndodhte për t’i nxitur njerëzit të fillonin të lejonin ndryshimin?

Në një moment, disa shoqëri arritën të kuptojnë se në fakt përmirësimi ishte i mundur. Athina e lashtë dhe Firence e epokës së Rilindjes, ishin dy shembuj të mirënjohur. Por edhe në këto raste shoqëria novatore u shkatërrua brenda disa brezave. Vetëm iluminizmi mbijetoi, ai u përhap dhe prodhoi gjithçka që kemi sot.

Çfarë ishte ndryshe në rastin e Iluminizmit?

Ishte optimizmi, ai që e nxiti revolucionin në shkencë. Është shumë e rrënjosur në kulturën e sotme që kur diçka ndryshon për keq, njerëzit ankohen. Pasi janë të bindur se problemi është i zgjidhshëm, dhe për rrjedhojë se situata mund të përmirësohet sërish. Ky qëndrim është i ri. Në pjesën më të madhe të historisë, njerëzit mendonin: Bota është e keqe dhe gjërat po përkeqësohen.

A mund të dështojë sot Iluminizmi?

Po. Dhe nëse dështon, kjo do të ndodhë për shkak se njerëzve u mungojnë njohuritë për taparandaluar dështimin. Është kjo arsyeja pse prioriteti ynë kryesor, duhet të jetë të arrijmë sa më shumë përparim që është e mundur. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për përparimin teknik, por edhe moral, politik dhe shkencor. 

Ne s’mund ta dimë kurrë se çfarë njohurie do të jetë vendimtare për mbijetesën e qytetërimit tonë. Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, askush nuk parashikoi se vetitë e elementit ekzotik të uraniumit, mund të kishin ndonjë rol në përfundimin e luftës. E megjithatë kështu ndodhi.

Progresi teknologjik na ka sjellë edhe ngrohjen globale, ndotjen plastike dhe zhdukjen e specieve. Tek e fundit, a nuk do të sjellë vetë progresi fundin e qytetërimit tonë?

Këto janë pasoja të progresit, por nuk do të na shkatërrojnë. Çdo zgjidhje për një problem përfundon me krijimin e problemeve të reja, që gjithashtu mund të zgjidhen. Mjerisht ka një tabu kundër përdorimit të metodave të gjeoinxhinierisë, që mund të zgjidhin potencialisht problemin e ndryshimeve klimatike sot. Ne duhet të shpikim dhe testojmë sa më shumë nga këto metoda në dekadat e ardhshme. Në vend të kësaj, duket sikur njerëzit do të fillojnë ta bëjnë këtë vetëm kur të jetë pothuajse tepër vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat