Kosova pas zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Ukshini kërkon të formohet sa më parë qeveria e re - vjen me një thirrje për elitën politike

Intervistë

Kosova pas zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Ukshini kërkon të formohet sa më parë qeveria e re - vjen me një thirrje për elitën politike

Arife Morina - Mulaku Nga Arife Morina - Mulaku Më 7 prill 2025 Në ora: 08:02
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini

Kosova po përballet me zhvillime të ndryshem, e një nga temat kyçe është formimi i qeverisë së re.

Ditë më parë, Presidentja Vjosa Osmani, caktoi 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

E në lidhje me situatën politike në vend, formimin e qeverisë së re, si dhe dialogun Kosovë-Serbi, në një intervistë për “Bota sot” foli ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Së pari, ai foli për rëndësinë e formimit të qeverisë, derisa u bëri thirrje të gjitha partive që të ‘lëvizin’ sa më shpejtë në këtë drejtim.

Ukshini përmendi ndryshimet e shumta gjeopolitike, ku tha se elita politike do duhej ta kishte foksin drejt së ardhmës së shtetit.

Në këtë pikë, ai përmendi disa çështje, që sipas tij qeveria e re e Kosovës duhet t’i ketë prioritete kyçe, ndër të cilat ishin siguria, ekonomia, diplomaica.

Kurse, ish-amabasdori foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku kritikoi ashpër qasjen joserioze të BE-së ndaj shtetit tonë dhe tregoi pritshmërit pas ndryshimeve në udhëheqësinë e PE.

“Bisedimet e Serbisë me shqiptarët e Kosovës kurrë nuk ka qenë serioz dhe i sinqertë dhe së këndejmi edhe gjuha e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve edhe më tej mbtetet gjuhë armiqësore, që është papërgjegjësi shumë e madhe edhe për BE-në”, u shpreh ndër të tjera Sylë Ukshini për “Bota sot”.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit?

Sylë Ukshini: Mendoj se çështja e formimit të qeverisë së Kosovës, pas certifikimit të zgjedhjeve, duhet të lëvizet më shpejt drejt formimit të qeverisë së re, sepse vendi ka shumë sfida në raport me BE-në, SHBA-në dhe në dialogu me shtetin problematik, Serbinë. Është kohë e ndryshimeve të mëdha globale. Siç e tha kryeministri britanik Keir Starmer, bota ashtu siç e njihnin ka ikur. Prandaj, Kosova mund të dëmtohet nëse vonohet shumë në këtë drejtim. Politikanët duhet të jenë vendimmarrës në këtë kohë të vendosur për të udhëhequr popullin dhe jo të udhëhiqen prej tij. Vendimet e dhe veprimet e elitës politike të vendit duhet të orientohen drejt të ardhmes.

Gazeta “Bota sot”: Sa është e rëndësishme që të formohet sa më shpejt qeveria e re? A ka pasoja nëse zvarritet ky proces?

Sylë Ukshini: Formimi i qeverisë shpërfaq aftësitë drejtuese të elitës politike. Mendoj se në vend të protagonizmit duhet luftuar për drejtimin e vendit. Elita politike duhet ta lexoj drejt vullnetin e popullit, por aspak të luaj rolin e moderatorit, apo të një nënpunësi që mendon të plotësojë dëshirat e tij. Elita është për të drejtuar vendin. Natyrisht politika dhe demokracia kërkon kompromise dhe shkathtësi dialoguese. Vendimet dhe veprimet e lidershipit duhet të orientohen drejt të ardhmes së vendit. Tani pak ka rëndësi lufta për pozicione partiake.

Gazeta “Bota sot”: Cilat janë disa nga prioritetet kyçe që duhet t’i ketë qeveria e re?

Sylë Ukshini: Prioritetet kyçe të Kosovës janë të shumë: si të aspektit të sigurisë, ekonomisë, diplomacisë dhe të fuqizimit të pozicionit shtetëror të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kjo nënkupton që duhet të punohet shumë për fuqizimin e pozicionit të Kosovës në Uashington pasi kemi një administratë jo koncencionale, pastaj çështjet ekonomike janë me prioritet pasi viteve të fundit kostoja e jetesës është rritur shumë. Kosova duhet të punojë për integrim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare si dhe procesi i njohjeve duhet të jenë në fokus të politikës së jashtme.

Në këtë aspekt, unë mendoj se Qeveria e Kosovës, në komunikim me BE-në, duhet të ndërtoj një qasje proaktive, që nënkupton se Brukseli, nëse vërtetë dëshiron lehtësues i dialogut, duhet të ketë një intinerar të qartë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së. Sepse përderisa këto vende nuk e njohin shtetin e Kosovës, nuk mund të kemi progres në dialog, sepse BE-ja na shfaqet në ndërmjetësues jo i paanshëm dhe jo serioz si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në sytë e Serbisë. Përderisa Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së, ajo nuk mund të anëtarësohet në BE. Për derisa Kosova nuk njihet nga 5 vendet e BE-së, Kosova nuk mund të anëtarësohte në NATO. Pra, kahdo që ta marrëesh, BE-ja duhet të deklarohet a dëshiron që projekti i etablimit të suksesshëm në Kosovë dhe rajon të ketë sukses apo dëshiron me këtë qasje t’i krijojë hapësirë pozicionit rus. Me këtë qasje vendet e BE-së e kanë minuar më së shumti politikën e jashtme të BE-së dhe natyrisht këtë gjë e ka shfrytëzuar Rusia që nga vitit 2007, kur pesë vendet e 5 BE-së në vend se të ndiqnin pozicionin e Uashingtonit, Londërs, Parist dhe Berlinit, u bashkuan me pozicionin e Moskës dhe të Beogradit në raport me Kosovën.

Gazeta “Bota sot”: Kosova tash e sa kohë është nën sanksione a ka ardhur koha që të largohen ato? A është e padrejtë të vazhdojë vendi ynë në këto masa?

Sylë Ukshini: Sanksionet ose masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe një favor i papërfytyrueshëm për Beogradin vetëm pak muaj pasi Beogradi kishte sulmuar ushtarakisht Kosovës në fshatin Banjskë. Veprimet e qeverisë, po ashtu, mund të kenë qenë të njëanshme, por BE-ja kishte në dispozicion 15 vite për zhbërjen e strukturave ilegale serbe. Çështja e sigurisë së vendit, nuk është e natyrës së premtimeve, por e veprimeve konkrete. BE-ja, UNMIK, KFOR-i nga qershori 1999 toleruan operimin e strukturave paralele serbe, të cilat ishin një zgajtje e Serbisë brenda Kosovës.

Po supozojmë se nuk ka dashur të ndërmarrë veprime të forta policore, kjo BE ështlë që na ushtroi presion të paparë për formimin e Gjykatës Speciale me qëllim që të amnistohej Serbia për krimet, vrasjet në masë dhe spastrimn etnik të bërë me 1989-1999. Gjërat nuk janë të thjeshta, në vitin 1999 dhe 2000 Vuciq, ishi-ministër i Informimit në Qeverinë e Milosheviqit, ka qenë në listën e sanksioneve të BE-së, që është një lloje liste e zeze sipas modelit amerikan. Si do të dukej Evropa sot sikur 25 vjet pas luftës në vendt të kancelarit gjerman Uilly Brand të kishim në pushtet një ish-ministër të Hitlerit.

Pra, destabiliteti i rajonit është për shkak të mundesës së Serbisë për të pranuar të kaluarën dhe për shkak të përpjekjeve të BE-së të të na e fshirë kujtesën për krimet dhe psatsrimin etnik në Kosovë të paparë që nga koha e Holokausitit.

BE-ja nuk mund të bëhet peng e dëshirave hegjemoniste të Serbisë. Nëse Serbia nuk e gjenë lumturinë e saj brenda kufijve të saj, të cilët edhe ashtu janë kufij të një Serbie të madhe dhe jo kufijt e pavarësisë së saj nga vitit 1878, duhet të jetë në gjendje të paktën mos ta favorizojë ekonomikisht, pasi dihte tashmë se, fondet e BE-së po përdoren edhe për financimin e strukturave ilegale kriminale në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë e Herecegovinë. Pra, politika e Serbisë karshi Kosovës dhe rajonit është në të njëjtat shina që ka qenë në filli të vitve 1990të, kanë ndërruar vetëm drejtuesit e lokomotivës së trenit të Serbisë së Madhe.

Gazeta “Bota sot”: Çfarë prisni nga dialogu Kosovë-Serbi këtë vit, pas ndryshimeve në BE dhe ardhjes së Kallas e Sorensen? A duhet të jetë njohja reciproke në qendër të negociatave?

Sylë Ukshini: Ditë më parë Sorensen ishte në Prishtinë dhe në Beograd dhe nga ajo që u bë publike, për mua është zhgënjyese deha aspak premtuese. Dialogu në vend se të përqëndrohej në marrëveshje gjithpërfshirëse dhe për një marrëveshje finale, po vazhdon telenovela për Asociacionin. Shkurt dhe shqip, formimi i Asociacionit nuk normalizon marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë, por vetëm hap shtegun për kërkesa të reja të Serbisë, e cila nuk e ka fshehur, e thotë qartë dhe hapur, synon zhbërjen hap pas hapi të Pakos së Ahtisarit, duke marrë komcesione të reja, por duke refuzuar të pranoj çfarëdo deytrimi ndaj Kosovës.

A u tha se Marrëveshja e Ohrit hap shtegun për njohje të ndërsjellë dhe për njohje të siumboleve shtetërore, çfarë ndodhio ditë më parë në Beograd gjatë një kongresi të UEFA-së. Kjo sjellje primitive e serbëve na kujton kohën “revolucionit antiburokratik” të kohës së Milosheviqit, kur serbët pretendonin se Serbia do të zgjerohej deri në Tokio. Po ashtu, sjellja e Beogradit ndaj simboleve, shtetit dhe shtetasëve të Kosovës, na kujton sjelljen e Iranit dhe të ISS-it ndaj qytetarëve dhe simboleve të Izraelit. Këtë fashizëm BE-ja duhet ta stopojë, jo për Kosovën, por pë shkak të vlerave që përfaqëson sot Evropa e vitit 2025. Evropa duhet të ndihmojë në denacifikimin dhe në normalizimin e Serbisë, e cila që prej krijimit të saj në shekullin 19 ka ndjekur politika antishqiptare dhe anzisemitiste dhe duke u mbështetur në politika represive dhe hegjemoniste. Kjo është një doktrinë që ka mbetur e padënuar edhe në Hagë. Siç e thoshte edhe historianja e njohur serbe, Latinka Peroviq, “Serbia kurrë nuk lëvizi nga doktrin a e politikës ekspansioniste kundrejt shqiptarëve.” Serbët që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, ata në fakt e kanë kundërshtuar edhe autonominë e Kosovës, sepse çdo e drejtë e shqiptarëve përjetohet si padrejtësi për serbët dhe synimet e tyre të cilat i kanë nxjerr synimet e veta i kanë nxjerrë prej miteve mesjetare. Shikuar nga kjo perspektivë bisedimet e Brukselit, pos që nuk japin pamjen se po bisedojnë dy palë të barabarta, të cilat do të arrijnë një zhgjidhje të problemit të përbashkët. Bisedimet e Serbisë me shqiptarët e Kosovës kurrë nuk ka qenë serioz dhe i sinqertë dhe së këndejmi edhe gjuha e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve edhe më tej mbtetet gjuhë armiqësore, që është papërgjegjësi shumë e madhe edhe për BE-në.

Gazeta “Bota sot”: Gjithashtu, a do ketë ndikim presidenti amerikan Donald Trump në dialogun që po zhvillohet në Bruksel? Eventualisht a mund të sjellë ndonjë marrëveshje të re ose dicka të ngjashme?

Sylë Ukshini: Për momentin nuk dihet roli i administratës Trump në këtë dialog. Nuk ka ndonjë emisar të posaçëm për këtë çështje. Nëse ndodhë përfundimi i luftës në Ukrainë, që do të reflektohej me afrimin mes SHBA-së dhe Rusisë, kjo mund të kishte ndikim pozitiv ën dialogun Kosovë-Serbi, sepse nuk mund të ketë marrëveshje në Bruksel pa një ujdi mes dy të mëdhenjve. Por, derisa serbët nuk heqin dorë nga doktrina se “shteti serb është gjithkund ku janë varrezat serbe” dhe përderisa serbët mbyllin sytë para krimeve që kanë bërë në Prekaz, Mejë, Suharekë, Reçak, e gjithandej në Kosovë, nuk mund të ketë normalizim. Fatkeqësisht në këto 14 vite dialog, BE-ja, prë shkak të lidhjeve historike me Serbinë të disa vendeve evropiane dhe paragjykimeve për shqiptarët si popullatë shumicë muslimane, nuk mund ta çojnë dialogun përpara. Herët e vonë, gjërat do lëvizin kur rolin drejtues ta kenë amerikanët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat