Ku ka sapun, ka shpresë

Këshilla mjekësore

Ku ka sapun, ka shpresë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:11
Foto Ilustrim

Ajo që na këshillohet më qindra herë në ditë sot është të lajmë  duart më sapun.

Sipas mjekëve, virusi nuk i reziston dot këtyre dy elementëve dhe shkatërrohet menjëherë.

Sapuni është kthyer në produktin më të shitur marketet e të gjithë botës. Madje edhe nëse në shtëpi ke disa të tillë, sa herë që shkon në dyqan, në mënyrë të pavetëdijshme e fut në shportë edhe një… sapun.

Detina Zalli

Por ka edhe nga ata njerëz që kanë bindjes e alkooli më efektiv në këtë drejtim.

Detina Zalli pedagogia shqiptare në Oxford ka treguar disa këshilla ku argumenton sepse sapuni e vret virusin më mirë se alkooli.

Sipas saj:

1- Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet.

2- Amfifilet kanë struktura shumë të ngjashme me lipidet që ndodhen në membranën e virusit.

3- Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit.

4-  Sapuni heq “ngjitësin” që gjendet midis virusit dhe lëkurës tonë,  heq ngjitësin që mban së bashku proteinat, lipidet dhe ARN-në që përbëjnë virusin, kështu që virusi ndahet dhe vdes.

Në një shkrim të disa ditëve më parë, The Guardian shkruante se, viruset mund të jenë aktiv jashtë trupit për orë, madje edhe me ditë.

Dezinfektantët, sapunët lëng, letrat e lagura, xheli dhe kremrat që përmbajnë alkool janë të gjitha të dobishme për të larguar viruset, por jo aq të mira sa sapuni.

Autoritetet shëndetësore në mbarë botën kanë dhënë dy mesazhe: në momentin që prekeni nga virusi nuk ka ilaçe që mund ta vrasin, por higjiena personale, sidomos larja e duarve mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Mund të duket e çuditshme se si një sapun mund të ketë ndikim më të madh se një ilaç, por në fakt nuk është aspak e tillë, sepse ka një shpjegim shkencor për këtë gjë.

Virusi është një nanopartikul e vet-grumbulluar, në të cilin lidhja më e dobët është ajo yndyrore.

Sapuni shpërndan membranën e yndyrës dhe virusi ndahet dhe vdes, ose më saktë bëhet joaktiv, sepse viruset në të vërtetë nuk janë të gjallë.

Sipas specialistëve të Shëndetit Publik  kur ju kolliteni, ose teshtini, spërklat e vogla mund të shkojnë deri në 10 metra larg. Spërklat e mëdha mendohet se janë transportuesit kryesor të koronavirusit dhe mund të shkojnë të paktën deri në 2 metra larg. Pikat e vogla shpërndahen në sipërfaqe të ndryshme dhe thahen shpejt, por virusi vazhdon të mbetet aktiv. Madje lëkura e njerëzve është një vend ideal për zhvillimin e virusit.

Kur ju prekni një sipërfaqe që ka grimcë virusi në të, ajo do të ngjitet në lëkurën tuaj dhe kështu do të transferohet në duart tuaja. Nëse më pas prekni fytyrën dhe veçanërisht sytë, gojën ose hundën, mund të infektoheni.

Vetëm sapuni me ujë mund të funksionojë dhe të largojë virusin.

Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet, disa prej të cilave janë shumë të ngjashme me lipidet në membranën e virusit. Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit. Kjo është pak a shumë se si sapuni largon edhe papastërtitë normale nga lëkura. Sapuni jo vetëm që heq “ngjitësin” që mban virusin të lidhur pas lëkurës, por edhe zbërthen substancën që mban bashkë proteinat, lipidet dhe ARN-në e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat