Këshillat për trajtimin e sëmundjeve kronike të veshkave

Këshilla mjekësore

Këshillat për trajtimin e sëmundjeve kronike të veshkave

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:10
Foto Ilustrim

Nuk ka shërim për sëmundjet kronike të veshkave, megjithëse trajtimi mund të ngadalësojë ose të ndalojë përparimin e sëmundjes, si dhe mund të parandalojë zhvillimin e problemeve të tjera serioze. Trajtimet kryesore janë një dietë e përshtatshme dhe ilaçet, dhe për ata që arrijnë ESRD-në, trajtim dializë afatgjatë ose transplantim i veshkave.

Në fazat e hershme të sëmundjeve të veshkave, një dietë e përshtatshme dhe ilaçet mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrave kritikë në trup, gjë që normalisht do ta kontrollonin veshkat. Megjithatë, kur keni dëmtim të veshkave, mbetjet dhe lëngjet grumbullohen në trupin tuaj, prandaj keni nevojë për trajtime të dializës për të hequr këto mbeturina dhe lëngje të tepërta nga gjaku. Dializa mund të bëhet ose me makinë (hemodializë) ose duke përdorur lëngje në bark (dializë peritoneale). Në pacientët e përshtatshëm, një transplantim i veshkave i kombinuar me ilaçe dhe një dietë të shëndetshme mund të rivendosë funksionin normal të veshkave. Dializa dhe transplantimi i veshkave njihen si terapitë zëvendësuese të veshkave sepse ato përpiqen të “zëvendësojnë” funksionin normal të veshkave.

Një person mund të humbasë deri 90 për qind të funksioneve të veshkave para se të përjetojë ndonjë simptomë. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma derisa dëmtimi kronik  të përparojë. Shenjat e avancimit të përfshijnë këmbët e fryra, lodhjen, vështirësinë në përqendrim, uljen e oreksit, gjakun në urinë dhe urinën e shkumëzuar. Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni) dhe diabeti janë shkaktarët më të zakonshëm të sëmundjes së veshkave. Presioni i lartë i gjakut shkakton pak më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve të dëmtimit të veshkave. Diabeti është shkaku i rreth një të tretës së të gjitha rasteve, dhe është shkaku më i zakonshëm i Insuficiencës Renale në shumicën e vendeve të zhvilluara.

Ndonjëherë sëmundjet kronike të veshkave janë të trashëguara (të tilla si sëmundja polikistike), ose mund të jenë si rezultat i bllokimit për një kohë të gjatë të sistemit urinar (të tilla si zmadhimi i prostatës ose gurët në veshka). Disa ilaçe mund të shkaktojnë këto sëmundje, sidomos disa nga ilaçet kundër dhimbjes (analgjezikët) nëse merren për një kohë të gjatë. Shpesh mjekët nuk mund të përcaktojnë se çfarë e shkakton këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat