Përse është mirë të bartën këpucët apo pantoflat në shtëpi?

Këshilla mjekësore

Përse është mirë të bartën këpucët apo pantoflat në shtëpi?

Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Nëse shumicën e kohës e kaloni në shtëpi dhe brenda saj, me siguri nuk keni nevojë për të mbathur këpucë, por të ecni zbathur apo me pantofla

Dhe derisa kjo gjë duket super, nuk është zgjedhja më e mirë kur është fjala për shëndetin e nyjave tuaja.

Nëse një kohë të gjatë jeni pa këpucë mund të krijojë situatë potencialisht të dëmshme për shputat tuaja.

“Mbështetja e drejtë e shputave ndikon drejtpërdrejt në funksionimin biomekanik të gjunjëve, ijëve dhe pjesës së poshtme të shpinës”, thotë mjeku specialist i shputave dhe i nyjave, Rock Cjay Positano.

Bartja e pantoflave në shtëpi është ide e mirë, sepse ato shërbejnë si barrierë mbrojtëse për shputat tuaja.

Edhe pse është më mirë diçka se asgjë, nuk janë të gjitha pantoflat apo këpucët njësoj.

Për mbrojtje të përsosur dhe stabilitet të shputave duhet zgjedhur këpucë mbështetëse.

Këpucët e tipit mbështetës, jo vetëm që absorbojnë goditjet dhe mbrojnë shputat, por edhe i mbajnë shputat në pozitë të përshtatshme.

Lloji mbështetës i këpucëve përfshin elementet strukturale si edhe shtresë të fortë apo thembra në formë këpuce, hapësirën e sipërme me ndonjë lidhëse apo mbështetje ortopedike në këpucë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat