Drenazhi postural: Ky pozicion i trupit nxjerr mukozën e grumbulluar nga mushkëritë!

Këshilla mjekësore

Drenazhi postural: Ky pozicion i trupit nxjerr mukozën e grumbulluar nga mushkëritë!

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Drenazhi postural është mënyra efikase që t’u ndihmohet mushkërive me rastin e vështirësisë me frymëmarrjen

Kjo teknikë ndihmon në kollitje dhe nxjerrje të mukozës nga mushkëritë.

Metoda konsiston në vendosjen e pacientit në një pozicion të veçantë, në të cilin pjesa e prekur e mushkërive ndodhet mbi degën e gabzherrit në dy bronket kryesore.

Në këtë pozicion të trupit, sekrecioni nën ndikimin e gravitacionit derdhet në bronket kryesore dhe shumë shpejt (me shpejtësinë prej 1 deri në 2,5 cm në minutë) arrin në vendin e degëzimit të gabzherrit (d.m.th. lidhja e bronkeve kryesore në gabzherr) sepse ai vend ka ndjeshmërinë më të madhe ndaj refleksit të kollës.

Atëherë mukoza fillon të dalë edhe shumë më lehtë me kollitje.

Gjithashtu mund të shtoni edhe goditje ritmike (goditje me duar) në shpinë dhe në pjesën e mushkërive, gjë që ndihmon në kullimin e mukozës.

Këtë mund t’ia bëni edhe vetes apo anëtarëve të familjes.

Vetëm shtrijuni në pozitë të duhur dhe lejoni që mukoza të rrjedhë, duke përdorur teknikat e frymëmarrjes: inhalimi i plotë dhe i gjatë përmes hundës, pastaj frymënxjerrja përmes dhëmbëve, e gjatë dhe uniforme, pastaj nxjerrja e gëlbazës.

Filloni sa më shpejt që ndjeni se mukusi po grumbullohet në mushkëritë tuaja. Mos prisni të sëmureni, të filloni të ngufateni.

Mjafton ta bëni disa herë në ditë për 20-30 minuta, dhe është veçanërisht e rëndësishme ta bëni atë në mëngjes sepse gjatë natës grumbullohet më shumë mukus.

Në rast se ka kundërindikime të pozicionit ideal, mund të bëhen modifikime të pozicionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat