Flokët e duan spinaqin, dhe thonjtë e gjatë “krijohen” nga ky ushqim

Këshilla mjekësore

Flokët e duan spinaqin, dhe thonjtë e gjatë “krijohen” nga ky ushqim

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:23
Foto ilustruese

A e dini se thonjtë e duarve rriten mesatarisht 0,1 mm çdo ditë, ose një centimetër çdo tre muaj, ndërsa flokët rriten, mesatarisht, 1,25 cm në muaj?

Shumica e grave kanë dëshirë që edhe flokët, por edhe thonjët t’u rriten shpejt.

Rritja e flokëve dhe thonëjve përshpejtohet nga një dietë e duhur, sepse ka ushqime që, nëse i hamë rregullisht, e garantojnë atë.

Për rritjen e shpejtë të flokëve duhet patjetër që të hani spinaq, arra, vezë, agrumet, salmon, karotat dhe avokado. Dietën nuk guxon t’i mungojë as kosi.

Për rritjen e thonjëve duhet të hani fiq, alga deti, peshk, mish të kuq dhe produkte të qumështit.

Nëse do ta përkthenim këtë në gjuhën e vitaminave, atëherë do të duhet të merrni vitamina B, vitamin C, A, E dhe D, ndërsa në gjuhën e mineraleve duhet të përdorni selen, hekur, acid folik dhe omega -3.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat