Ekspertët kanë zbuluar se çfarë ndodh nëse nuk lani dhëmbët për një muaj

Këshilla mjekësore

Ekspertët kanë zbuluar se çfarë ndodh nëse nuk lani dhëmbët për një muaj

Më: 16 mars 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustruese

Të mësuarit për rëndësinë e higjienës së duhur orale fillon në fëmijërinë e hershme dhe hulumtimi i ri ka zbuluar se sa dhëmbë mund të dëmtohen brenda vetëm një dite.

Një studim i fundit i kryer në Kinë, në të cilin morrën pjesë 40 pjesëmarrës, kishte për qëllim që të studionte higjenën orale.

Ata zbuluan se midis 24 dhe 72 orë pas largimit nga rutina, kishte një rënie të ndjeshme të sasisë së “baktereve të mira orale” së bashku me kimikatin anti-inflamator betain.

Ndërsa bakteret e mira u tkurrën, sasia e “baktereve të këqija” u rrit ndjeshëm në të njëjtën kohë. Studiuesit gjithashtu kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të llojeve të baktereve që gjenden zakonisht tek pacientët me periodontit (një infeksion i mishit të dhëmbëve që mund të çojë në humbjen e dhëmbëve), madje edhe para se të shfaqen simptomat e gjendjes.

Së bashku me këto ndryshime bakteriale, pas vetëm një dite të anashkalimit të larjes së dhëmbëve, ndodh edhe dëmtimi i vërtetë fizik.

Sipas studimit, prishja e dhëmbëve fillon menjëherë pasi të ndalohet pastrimi i tyre.

Gjithashtu, studimi me autor Xu Jian, drejtor i Qendrës Single-Cell, thekson se mikrobet orale rriten në sasi pasi të ndërpritet larja e dhëmbëve.

Studimi thekson se larja e dhëmbëve nuk duhet anashkaluar për asnjë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat