Kjo është mënyra më e thjeshtë për parandalimin e dhimbjes së kokës

Këshilla mjekësore

Kjo është mënyra më e thjeshtë për parandalimin e dhimbjes së kokës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Ata që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës kanë tendencën të mbajnë gjithmonë me vete ilaçe. Por sipas disa studimeve, ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë dhe efikase për të trajtuar dhimbjet e kokës dhe migrenën.

Hulumtimet kanë treguar se marrja adekuate e ujit zvogëlon ashpërsinë e dhimbjes së kokës.

Por cila është sasia ideale e ujit? Sipas ekspertëve, shtatë gota ujë në ditë janë të mjaftueshme për të ulur intensitetin e dhimbjeve.

Kjo vlen gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve që kanë dhimbje koke të shpeshta. Përveç kësaj, hidratimi i trupit ka shumë përfitime të tjera dhe përmirëson gjendjen tonë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat