Disa këshilla për gjidhënëset, të rekomanduara nga gjinekologët

Këshilla mjekësore

Disa këshilla për gjidhënëset, të rekomanduara nga gjinekologët

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Ushqyerja me gji është një nga ndryshimet e para që përjetojnë nënat e reja pas lindjes së foshnjave të tyre. Si e tillë, bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme që ato të dinë për disa gjëra që do t’i ndihmojnë ato në udhëtimin e tyre të ri.

Gjinekologët Neelima Nair, Sree Gokulam dhe Sandhya Nataraj, nga Spitali TSC, Kazhakkoottam, ndanë disa njohuri që duhet të  kenë gjidhënëset.

“Nënave u rekomandohet të ushqejnë foshnjat ekskluzivisht me gji për gjashtë muajt e parë pas lindjes. Qumështi i parë i prodhuar nga një nënë, është pak i verdhë në ngjyrë dhe i pasur me lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin e një foshnje. Ai përmban imunoglobulina të cilat rrisin imunitetin tek fëmijët dhe gjithashtu treten lehtësisht për foshnjat. Mesatarisht, foshnjat ushqehen me gji deri në moshën dy vjeçare”, ka thënë  Dr. Nair.

Ekspertët theksuan se shëndeti dhe mirëqenia e nënës është gjithashtu parësore gjatë kësaj periudhe, dhe është e rëndësishme për to që të konsumojnë ushqime që janë të pasura me proteina.

“Nënat gjithashtu duhet të sigurojnë marrjen adekuate të kalciumit në dietë, e cila mund të merret në formën e qumështit. Mishi, peshku, vezët dhe pulat janë gjithashtu thelbësore për një dietë të ekuilibruar”, ka thënë Dr. Natarajan.

Gjinekologët shpjeguan se foshnjat ndjekin një orar të ushqyerjes së kërkuar dhe ata duhet të ushqehen sa herë që japin sinjal për qumësht. Foshnjat nën peshë rekomandohet të ushqehen çdo dy deri në tre orë. Ndërsa në raste normale ato mund të ushqehen sapo të zgjohen dhe të qajnë. Mesatarisht, foshnjat duhet të ushqehen me gji 8-12 herë në ditë për një periudhë 8-20 minuta:, kanë thënë ata.

Dr Neelima rekomandoi pompat e gjirit për të ndihmuar nënat që punojnë të ruajnë qumështin, në mënyrë që ta përdorin më vonë për fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat