Disa super strategji për ta mbajtur trurin gjithmonë të kthjellët

Këshilla mjekësore

Disa super strategji për ta mbajtur trurin gjithmonë të kthjellët

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Shpërqëndrimi që marrim nga celularët nuk mjafton për ta mbajtur trurin të freskët dhe të zënë gjithë kohës në mënyrë të shëndetshme. Duhet të jeni ju që përmes mënyrave të ndryshme ta stërvisni mendjen dhe ta stimuloni për të qenë gjithmonë "i fortë" dhe "i argëtuar".

Më poshtë do të gjeni 8 strategji që mund t'i përdorni që tani për një mendje për të zhdërvjellët!

1.  Përpiquni të mbani mend fraza të shkëputura nga filmi juaj i preferuar. Fikso thëniet që të pëlqejnë më shumë dhe përpiqu t'i përsërisësh kur sheh sërish filmin në kinema ose shtëpi. Sa prej tyre ke mundur të fiksosh?

2. Përfytyroje veten brenda atmosferës së një pikture të famshme të Van Gogh-ut përshembull. Si është të ecësh në mes të një kopshti ose në brigjet e Senës? Me kë ndodhesh aty brenda? 

3. Mendo për ditën e parë të shkollës. Kush ishte mësuesja juaj? Çfarë veshe atë ditë? U kënaqe? Sa imazhe specifike të vijnë në mendje tani që të themi këtë?

4. Bëj gati një listë me të ftuar për eventin e radhës që ke. Mendo për njerëzit të cilët do të doje t'i kishe dhe pastaj kujto emrat e bashkëshortëve apo partnerëve të secilit. Nëse po hasni probleme me kujtesën e emrave, a kujtoni të paktën fytyrën e tyre?

5. Planifiko pushimet e ardhshme. Ndoshta s'doni të planifikoni një pushim ndërkohë që jeni me pushime, por kjo është një super mënyrë për të ushtruar trurin dhe për t'u fokusuar tek gjërat e qejfit. Sipas një studimi të fundit nga UCLA’s Colin West, edhe planifikimi i fundjavave të shkurtra si "pushime" vjen me shumë përfitime emocionale.

6. Organizo menunë për gjithë javën. Një tjetër lloj planifikimi për ta mbajtur veten larg mërzisë dhe mendimeve të këqija, janë ato rreth ushqimit. Edhe nëse s'jeni ju ata që gatuani përfshihuni në proces, duke zgjedhur përbërësit dhe duke parë mënyra të ndryshme si mund t'i përgatisni. Studime të 2017-ës kanë arritur në përfundimin se njerëzit që planifikojnë vaktet e tyre kanë dieta më të shëndetshme dhe më pak shanse për të qenë obezë. 

7. Krijoni lojëra që vënë në lëvizje çdo shqisë tuajën. Edhe nëse jeni ulur tek dentisti mund të kapeni pas diçkaje dhe ta ktheni në lojë. Muzikën në sfond përshembull, a ja dini fjalët? Gjeni ndryshimet në dizajnin e parketit të klinikës, etj, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat